Grigja propozon rezolutë në Kongres për Gunther Krichbaum

27 Prill 2018, 19:23Antena TEMA

Grigja ka vendosur të surprizojë Kuvendin e PD ditën e dielë, i cili mblidhet vetëm për të ndryshuar statutin e PD-së.

Për t’i dhënë pak ngjyrë politike Kuvendit, Grigja ka propozuar një projekt-rezolutë rreth mënyrës se si PD duhet t’ia shpërblejë deputetit gjermanë Gunther Krichbaum, përpjekjet e tij për bllokimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ja propozimi i Grigjës:

1) T’i propozohet presidentit te Republikes, z.Ilir Meta, dekorimi i z. Gunther Krichbaum me “Urdhërin e Flamurit Kombetar” për merita të veçanta në proceset integruese të Shqipërisë.

2)  T’i kërkohet Këshillit Bashkiak te Kamzes shpallja e z.Gunther Krichbaum “Qytetar Nderi” dhe nje rruge lokale te mbaje emrin e tij.

3) T’i ofrohet z. Gunther Krichbaum nje zyre 150 m2 ne kullen e “Abba Center”. Qeraja t’i perballohet nga fondi i dedikuar ish-kryeministrit, z.Sali Berisha. Dritat dhe uji nuk do te paguhen.

4) Ne koordinim me aleatin tone LSI, t’i rezervohet z.Gunther Krichbaum nje vile pushimi ne Gjirin e Lalezit. Kostot e pushimeve t’i faturohen një kompanie offshore në Qipro, e cila t’i paguajë për llogari të LSI. Dritat dhe uji nuk do te paguhen.

5) T’i rezervohet z.Gunther Krichbaum nje kolone e perditshme analize ne portalin Syri.net. Perpara publikimit, artikulli te shqyrtohet nga Zeni.

5) Çdo dite te diele, z.Gunther Krichbaum t’i krijohet mundesia e nje mengjesi pune me Fahri Balliun, Nikoll Lesin, Artur Zhejin, Qim Pekën dhe Andi Bejtjen (ne mungese te Petrit Vasilit).

7) Grigja del vullnetare personalisht për shoqëruese të zotit Gunther Krichbaum.

Per çdo mospërmbushje te ketyre vendimeve, z.Gunther Krichbaum do te asistohet nga Studio Ligjore “Kola & Malltezi Associates”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje