Shqetësimet e  Sandrit për qeverisje të mirë dhe të Ramës për lajme të mira

23 Prill 2018, 20:15Antena TEMA

Pas fillimit të emisionit të lajmeve në ERTV, Edi Rama ka marrë shumë urime nga qytetarë, gazetarë dhe politikanë të njohur, për këtë arritje.

Në një bisedë me Sandrin, të dy palët kanë shkëmbyer opinionet e tyre për këtë arritje.

Sandri: Më pëlqeu shumë emisioni u lajmeve.

Ishte shumë modern.

Kronikat e shkurtra, dhe kishte plot informacione, ilustruar me grafikë.

Sa herë u kam thënë këtyre b.q.. të mi t’i bëjnë ashtu lajmet, po nuk dinë t’i bëjnë.

Rama: Faleminderit. Po përpiqem në fakt t’i përsos në këtë drejtim.

Nga ty ç’kemi? Si po të shkojnë punët?

Sandri: Po mirë mo burrë. Ja, këtë javë kam përgatitur nja dy VKM.

Se jemi të dobët me VKM në mbledhje qeverie.

Në kohë të Doktorit bëja nga 30 në një mbledhje.

Në mbledhjen e Fierit kisha vetëm shtatë VKM gjithësej.

Kam bërë nja dy VKM të mira për këtë mbledhje.

Rama: Epo shumë mirë. Përpiqu dhe për ndonjë ligj, se jemi keq.

Unë po shoh të shtoj dhe disa elementë të rinj tek lajmet.

Përshembull raportimet direkt nga vendngjarja dhe raportimi i çdo lajmi me fytyrën e gazetarit.

Sandri: Ajo do ishte gjë shumë e mirë. Dhe unë u kam thënë disa nga këtyre ministrave, të më sjellin gjithë problematikat e rrugëve që nuk po ecin.

Bay pass-in i Fierit e kam nis që më 2009 dhe më ngeli për pak gjë.

Them ta mbyllim shpejt.

Dhe këta të BERZH janë ca shkërdhata, se duan që të jetë gara e hapur, kurse unë ua kam bërë të qartë që duhet caktuar një që di ta bëjë atë rrugë.

Të çajnë trapin.

Rama: Unë po shikoj mundësinë që tek emisioni i lajmeve të përmirësoj këtë strukturën e fjalive të gazetarëve, të jenë në mënyrën dëftore, të kenë kryefjalë dhe kallzues dhe mos të nisin lajmet me pyetje.

Ça janë këto pyetje mo burrë?

Sandri: Ke shumë të drejtë, janë gazetarë koti.

Dhe mua më ka gjet belaja me ca nga këta drejtorët e mëdhenj.

Janë shumë të paaftë.

Kam tre muaj që po punoj për këtë VKM, që nga të ardhurat e taksës së televizonit  që paguajnë qytetarët, të marrim pjesë dhe ne, dhe Top Channel, jo vetëm RTVSH, por këta drejtorët janë shumë të paaftë.

I thashë një ministri po vazhduat kështu, do t’u shkarkoj, do t’iu q… robt.

Do t’u bëj ndryshime në qeveri.

Më ka gjet belaja me këtë qeveri.

Rama: Ke të drejtë Sandër. Dhe për gazetarë është bërë keq.

Tani po e shikoj, që po punoj vet.

Nuk gjeni njeri të hajrit. Po hajd se do t’ia dal.

Sandri: Dhe unë keq jam në qeveri për njerëz, por kam përvojë, do ta çaj se s’bën.

Duhet rritur patjetër numri i akteve ligjore në qeveri.

Miratojmë shumë pak. Dhe lejet e ndërtimit duhen parë se do na ngelen pa shitur këto që kemi….

Pas këtij dialogu, pritet që Rama të përsosë cilësinë e lajmeve në ERTV, falë talentit që ka për gazetari, ndërsa Sandri të përsosë cilësinë e qeverisjes, falë përvojës që ka në këtë drejtim.

2 komente në “Shqetësimet e  Sandrit për qeverisje të mirë dhe të Ramës për lajme të mira”

  1. Endri says:

    Sa kam qesh, ironi therese dhe deri diku e perngjashme. Do ishte me bukur te kishte edhe paskajoren brenda.

  2. dana says:

    Mero e paske qare me lot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje