Grigja mbledh dëshmitë për ambasadorët që kanë kërkuar arrestimin e opozitës.

14 Prill 2018, 18:11Antena TEMA

Pas zhurmës së ditëve të fundit rreth kërkesave që pretendohet se ka pasur nga ambasadori amerikan për arrestimin e Metës dhe ambasadores Vlahutin për arrestimin e Doktorit, Grigja vendosi të bëjë një raport mbi gjithë kërkesat që kanë ardhur nga ambasadorët e huaj për arrestime në radhët e opozitës.

Në fund të raportit, rezulton kjo gjendje.

Ilir Meta: Arrestimin e tij e ka kërkuar ambasadori i SHBA.

Arsyeja është se gjatë një vizite në SHBA, në kohën që po ndërrohej presidenti Obama me presidentin Trump, Ilir Meta ka vizituar disa zyra ministrash bosh, ku nuk kishte njeri brenda.

Pas kësaj, janë ngritur dyshime për disa sende të humbura dhe ambasadori ka sugjeruar arrestimin e Metës, pasi mund të kishte dorë në këto humbje.

Po ashtu, ju tërhoq vëmendje administratës të mos pranojnë njeri për vizita në javën që nuk ka ministra në zyrë.

Sali Berisha: Arrestimin e tij e ka kërkuar ambasadorja Romana Vlahutin.

Ajo është nervozuar pasi e ka zyrën në një ndërtesë me Berishën, kurse qiranë e kanë të ndryshme.

Asaj ja ka dhënë me qira të lartë, ndërsa Doktorit me 2 mijë euro gjithësej.

Pas kësaj, ka pasuar dhe një incident, pasi ata janë përballur në ashensor së bashku dhe Doktori ka dalë i pari, pa lejuar të dalin zonjat në fillim.

Lulzim Basha: Arrestimin e tij e ka kërkuar ambasadori i UNHCR në Shqipëri, e cila është agjensi e OKB që mbulon refugjatët.

Duke qenë se Basha më parë ka qenë subjekt i UNHCR si refugjatë në Holandë, ambasadori i UNHCR ka kërkuar arrestimin e tij, pasi kur ka lënë statusin e refugjatit, nuk ka bërë dorëzimin e sendeve të emergjencës që i kanë dhënë në fillim.

Flamur Noka: Arrestimin e Nokës e ka kërkuar Ambasada e Serbisë në Tiranë.

Sipas tyre, Noka ka shkelur kontratën me UDB dhe ka ndërprerë dhënien e informacioneve për disa muaj.

Justifikimi që ai ka paraqitur, është se mielli serb që ai hodhi në Kuvend, ishte i prishur dhe atë e kishte zënë barku pasi doli nga salla.

Monika Kryemadhi: Arrestimin e saj e ka kërkuar Ambasada e Afrikës së Jugut, pasi ka fyer lëkurën e leopardit me të cilën ishin bërë çizmet që hodhi në Kuvend.

Petrit Vasili: Arrestimin e tij e kërkon Ambasada e Egjiptit në Tiranë, pasi sipas tyre, ai është një shembull i padenjë për komunitetin egjiptian, të cilët mendojnë se e kanë pjestar të tyre.

“Komuniteti egjiptian në Shqipëri është shembull i tolerancës dhe mirëkuptimit dhe nuk ka lidhje me sjellje të tilla”, ka thënë ambasadori.

Tritan Shehu: Arrestimin e kërkon Ambasada e Holandës në Shqipëri për angazhimin e tij kundër LGBT.

Ambasada thotë se ai po vepron si agjent i Papës që është kundër LGBT, dhe kjo histori duhet të marrë fund.

Edi Paloka: Arrestimin e tij e kërkon Ambasada e Koresë së Jugut, e cila konsideron sulm ndaj imazhit të vendit faktin që ai ka thyer një televizor “Samsung” në Kuvend, dhe ka tentuar ta hedhë në kokë të kryeministrit.

“Samsungu” është krenari e Koresë së Jugut thuhet në kërkesën për arrestim.

Klevis Balliu: Arrestimin e kërkon Ambasada e Britanisë së Madhe, pasi ka hapur fjalë që ka mbaruar shkollën në Angli.

3 komente në “Grigja mbledh dëshmitë për ambasadorët që kanë kërkuar arrestimin e opozitës.”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Grida synin
    sikur rrush
    Njat Nalbanin
    e ka pa kush?

  2. Arber Iliri says:

    Hahaha, e bukur.Gjithe ambasadoret udhehiqen nga gjeniu Nikoll Leshi me shprehjen e tij’Arestime dhe investime”hahahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje