Grigja qetëson Mond Spahon pas gjakosjes  në Gjykatë

4 Prill 2018, 18:40Antena TEMA

Pas vendimit për të hyrë me forcë në sallën e gjyqit, një grup deputetësh të PD u penguan nga policia në hyrje të derës së gjykatës.

Situata ishte delikate dhe Luli kishte dhënë urdhër që sido të vijë situata, gjallë a vdekur vetëm Strazua nuk duhet të rrihet më, se ai e ka plotësuar planin e rrahjes këtë muaj.

Meqë ekipi ishte i vogël, i përbërë nga dy deputete femra dhe Strazua me profesor Spahon, atëhere barra e rrahjes i ra profesor Spahos.

Sa u afruan tek polici, Spaho bëri para, pastaj Albana, pastaj futën në mes Strazon, dhe pas tij deputetja Çupi.

Polici nuk iu hapi derën.

-Na lër bre të kalojmë, ç’është kjo punë, i tha Mondi!

-Nuk lejohet, kam urdhër, tha polici.

-Po ç’është o ky urdhër, o ty mbylltë e mendjes, po hap udhën të them.

-Nuk lejohet, tha polici.

Atëhere Strazua nuk e mbajti dot veten dhe ju turr policit.

Në përpjekje për t’i zënë rrugën, ai u përplas me profesor Mondin dhe e gjakosi me plagën që i kishte hapur Mziu.

-Po ç’bën o derëbardhë, të të vijë rëndë të të vijë, i tha Spaho. Më bërë tërë gjak, më bëre.

-Mos më zë rrugën, i tha Strazua.

Je bërë më oportunist se Xhelali.

Negocion me policët.

-Ik bre byrazer, se ti nuk ndreqesh.

Do ikëm fare, s’bëhet punë me ju, tha Mondi, dhe doli jashtë.

Pas tij dolën dhe deputetët e tjerë.

Sa doli jashtë, mori në telefon Xhafajn.

-Po ç’është kjo punë bre byrazer, t’iu vijë rëndë t’iu vijë, më gjakosën aty dhe nuk më ndihmoi policia.

-Kush të gjakosi, i tha Xhafaj?

-Po ku di unë bre, njëri më gjakosi, po policia bënte sehir, bënte.

Ore keni zemër ju a nuk keni?

-Më fal se jam në mbledhje, po e sqaroj unë, tha Xhafaj.

Pas kësaj, profesor Spahua ja tregoi historinë Grigjës.

-Si t’ia bëjmë, tha, se këta të policisë duan të dinë kush më gjakosi.

Unë në fakt u fërkova me plagën që i ka hap Mziu, Strazos dhe jam bërë me gjak.

-Mos trego, i tha Grigja.

Thuaj që më gjakosi policia, por Strazua do t’ua marrë hakun.

-U thashë bre, po më thanë do të marrim analizat e gjakut.

Kam hall se del që kam gjak si të Strazos dhe më rrahin ku të më gjejnë pastaj.

2 komente në “Grigja qetëson Mond Spahon pas gjakosjes  në Gjykatë”

  1. portokalli says:

    Hahahahahahahahahahaaaaa!

  2. ce says:

    A thua te ketë patur dhe patllaken me vete Strazua se per dreq nganjëherë mer dhe pozen e gangsterit, ve republikë ne koke dhe patllaken ne brez dhe eshte gati te sulmoje dhe Raishtagun ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje