Grigja ka vendosur të përfshihet në debatin për Teatrin, pasi Albana Vokshi po i duket e paaftë.
Vërejtja e saj kryesore është që Vokshit i mungon eleganca dhe fjalori i duhur për t’u hyrë në zemër aktorëve.
Në kërkesën e saj drejtuar Lulit, Grigja thotë.
“I nderuar kryetar!
Do të doja të bëja një hap para në karrierën time, duke guxuar të rris performancën time në mënyrë imediate në funksion të një ideje që më mban ndezur një frymëzim sa politik, aq dhe personal.
Çështja e ndërtimit të Teatrit Kombëtar është një problem i prekshëm në Shqipëri, por që ne po e humbasim, pasi kemi problem me njerëzit që e mbrojnë.
Partia Demokratike ka pasur 9 aktorë deputetë, mes të cilëve zotin Ndrenika, zotin Xhepa, zonjën Bulku etj, por të gjithë këta janë inaktivë.
Nga ana tjetër, zonja Vokshi, që tenton të mbrojë këtë çështje, është shumë larg aspiratave të aktorëve.
Të jesh aktor nuk është e lehtë.
Aktori duhet të jetësojë në karakterin e tij, karakterin e dikujt tjetër, t’u japë jetë, tipareve të dikujt tjetër, të mendojë si dikush tjetër, dhe të shërbejë për dikë tjetër.
Aktor nuk do të thotë të kesh në mendje gjithnjë atë që mendon, por atë që mendon ai për të cilën të kanë caktuar të luash rolin.
Krahasuar me Vokshin, unë mendoj se jam më afër kësaj performance.
Unë ja kam dhënë luksin vetes që të mendoj si socialiste duke qenë demokrate, deri në vitin 2011, dhe tani jam gati të mendoj si aktore, duke qenë deputete.
Më pëlqen shumë të përballem në këtë betejë, mes të tjerash se, ndryshe nga deputetet e tjera femra në PD, unë kam dhe përvojë në ndërtime.
Unë kam ndërtuar dhjetra pallate dhe qysh në moshën 25 vjeç kam një biografi në ndërtimin e tyre.
Unë marr vesh nga kleringu dhe shkëmbimi i trojeve e kullave.
Nuk ma hedhin dot.
Kështu që unë kam aftësinë dhe komptencën për të disktuar dhe për Teatrin, dhe për aktorët, dhe për politikë.
Duke shpresuar se do ma kaloni mua rolin e debatueses për Teatrin, shpresoj t’i jepni një shans PD-së, të ketë një përfaqësuese të vërtetë të aktorëve në një anë, dhe qeverisë në anën tjetër.
Kur aktorët e PD-së që kanë qenë deputetë nuk janë të aftë, atëhere i bie detryë PD-së, të caktojë një deputete të bëjë rolin e aktorëve.
Unë mund të mos arrij shumë gjëra, po ju siguroj që pazarin e kam të lartë, nuk gënjehem me gjëra të vogla, sidomos kur vjen puna tek sheshet e ndërtimit”
Kur te ben mutin Grida ju shkoni e merreni ere kur te eshte i ngroht ose Mero duhet te mungon ne misionin e tij te Bythlepirjes se Edi Rames e te shkoj vet per ta ngrene mutin e saja.
Jepi dashnorja Lamd ndertusit yp xhixhi