Grigja, projektrezolutë për të hequr 22 marsin si festë e PD-së

22 Mars 2018, 19:02Antena TEMA

Grigja sot vendosi të bëjë një propozim për ndryshimin e festës së 22 marsit.

Meqë 22 marsi është festa e komunitetit bektashi, dhe përkon me datën 22 mars, kur PD ka fituar për herë të parë dhe të fundit zgjedhjet si parti e vetme, Grigja ka bërë një propozim të ri:

“Të nderuar deputetë!

Ne, një grup deputetësh të Partisë Demokratike, pasi kemi analizuar me vëmendje dhe përgjegjshmëri historikun e PD, dhe zgjedhjet e zhvilluara prej saj nga 31 marsi 1991, duke pasur paraysh faktin se nuk duhet ta mbajmë kokën pas, por të shikojmë përpara, propozojmë si më poshtë:

Partia Demokratike ka humbur në zgjedhjet e 31 marsit 1991.

Partia Demokratike ka fituar në zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Partia Demokratike ka fituar në zgjedhejt e 26 majit 1996, por janë quajtur të vjedhura.

Partia Demokratike ka humbur më 29 qershor 1997.

Partia Demokratike ka humbur më 24 qershor 2001.

Partia Demokratike nuk ka fituar e vetme më 3 korrik 2005.

Partia Demorkatike nuk ka fituar e vetme më 28 qershor 2009.

Partia Demokratike ka humbur thellë më 21 qershor 2013.

Partia Demokratike ka humbur dhe më thellë më 23 qershor 2017.

Duke u nisur nga kjo statistikë, ne mendojmë se festimi i 22 marsit si fitorja e parë dhe e vetme e PD në historinë e saj, nuk i bën nder PD-së, pasi duket sikur jemi një parti e pashpresë.

Ne propozojmë që PD të heqë dorë nga përkujtimi i 22 marsit, pasi është një ditë që trazon ndërgjegjien e demokratëve dhe i bën ata të ndjehen keq.

Duke qenë se kjo datë përkon dhe me festën e bektashinjve, të cilët janë shumicë në Shqipëri, dhe meqë në këtë ditë është zakon që ndahet havllë për qytetarët, duket sikur PD ka vdekur.

Për këtë arsye mendoj se PD duhet të shmangë datat që e demotivojnë atë dhe i krijojnë komplekse nga e kaluara e saj.

Meqë shumcia e lidershipit të ri të PD nuk ka votuar fare më 22 mars 1992, ose ka votuar kundër PD, propozoj që për hir të unitetit në PD dhe për ta bërë më shpresdhënëse të ardhmen tonë, të propozojmë që PD të mos ketë festa që lidhen me zgjedhjet, pasi krijojnë emocione dhe pritshmëri të parealizueshme, dhe si të tilla demotivojnë anëtarësinë tonë.

Me këtë rast jam kundër disa zërave që kërkojnë kthimin e Doktorit për të ringjallur PD, pasi nuk kam dëgjuar kurrë që një burrë plak mund të na motivojë, e të na ngrejë mendjen më shumë se një djalë king.

Kush kthen kokën pas, pas mbetet.

Kush shikon përpara përpara ecën”.

1 komente në “Grigja, projektrezolutë për të hequr 22 marsin si festë e PD-së”

  1. Desantino Dako says:

    Mbaj mend se disa vite me pare kur Grida jetonte asokohe ne Durres bente cdo dite nje liste me te gjithe ata njerez qe kish vendosur te kaleronte por per cudi asnje nuk kthente mbrapsht sado e ngopur te ishte. Nje here Dori nje miku im nga Nepravishta u fiksua keqazi diku aty afer muzeut arkollogjik dhe Grigja u tregua tejet bujare duke e shkrehur te mjdrin Dorjan. Keshtu qe PD duhet ti besoje listave qe nxjer kjo hyjneshe e pazevendesueshme ne shtabin e Dakos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje