Grigja uron Fevzon për pajtimin me Doktorin

21 Mars 2018, 18:20Antena TEMA

Pas lajmit se Fevzo është pajtuar me Doktorin, Grigjën e kaploi një ndenjë e lehtë melankolie dhe kujtoi kohët kur i shkonte Doktorit në zyrë dhe rrinte me orë të tëra aty, duke folur për filozofinë dhe tezat politike.

E mori Fevzon ta uronte.

-Si ishte momenti i parë, i tha? Pate emocione?

-Jo, tha Fevzo. As e kisha problem fare.

Po më mori në telefon nga Brukseli ky presidenti i parlamentit, Elmar Brok.

Më tha, “e ke tepëruar me Doktorin, ke pesë vjet që nuk i flet”.

I thashë kam qenë i zënë me punë, se s’doja të hyja në hollësi.

“E di që je i ngarkuar- më tha- por mirë është të shkosh ta takosh.

Nuk i mbahet mëri kaq gjatë një politikani si ai.”

I thashë ok, po në fakt nuk e kisha me qejf.

Pastaj më mori në telefon ky eurodeputeti Kukan.

Dhe ai kishte të njëjtin merak.

I thashë jam i zënë këtë javë dhe të shikoj a kam mundësi.

Dhe në fakt nuk kisha ndërmend të vija.

Por befas më merr në telefon Xhuliani, ky ish- kryebashkiaku i Nju Jorkut.

Ky më mbante mend nga 11 shtatori në Nju Jork, se unë kam qenë dy ditë më parë aty dhe një nga ata punëtorët që është vrarë në Kullat Binjake e kam pas takuar, se ishte duke larë xhamat dhe më përshëndeti nga jashtë, se më njohu.

Unë e kam shkruar këtë gjë dhe Xhuliani e mbante mend këtë skenë, dhe më thirri sa mbërriti në Tiranë.

-Kam ardhur kastile nga Amerika, më tha.

Duhet të flasim.

-Po ti ke ardhur për Lul Bashën, i thashë unë.

-Kush është ky djalë, tha?

I shpjegova që është kryetari i PD.

-Jo, tha. Mua më kanë nisur të takoj këta muxhahedinët iranianë dhe kam një mesazh personal dhe për ty.

Mendova se Trumpi do të më përdorë ndërmjetës me Iranin, se një nga gjyshërit e mi ka qenë guvernator në një qytet të Iranit.

Vendosa ta pres.

Kur çfarë të shoh!

Kërkesa e parë dhe e vetme ishte takimi me Doktorin.

I thashë po më vë në pozitë të vështirë, se kam refuzuar miq të rëndësishëm nga Bruskeli

-Do ma bësh, tha, se jam moshë e thyer e nuk dihet a takohemi më.

Me këtë rast do të jap dhe intervistë vetëm për ty.

Atëhere u dorëzova.

-Për ty do ta bëj, i thashë, por ai nuk e meriton.

Dhe kështu vendosa.

-Ua, qenka shumë impresionuese, tha Grigja.

Po për mua të pyeti gjë?

Kam 8 muaj që nuk flas me të.

Mu mërzit se e quajta koleg.

-Nuk më tha gjë, por do flas unë dhe të them, i tha Fevzo.

Këtë radhë nuk ja zgjata shumë.

Sa i dhashë dorën dhe ika.

Ai donte të hapte disa biseda, por nuk i dhashë shans.

Kur ta takoj herën tjetër të them.

Rrimë në kontakt.

4 komente në “Grigja uron Fevzon për pajtimin me Doktorin”

  1. xoni says:

    A e moret vesh,Grida o lidh me VER LLAPEN dhe e kuptani pse …..e ka te gjate…….llapen pra.

  2. Dilore says:

    Blendi Fevziu dhe Erjon Veliaj kane nje gje te perbashket mashtrimin qe per nga bemat as Nastradini nuk ua kalonte. Ndaj le te marin dhe kete Grigjen e te bejne nje treshe se nuk dallohen nga ato kuçkat e Kuçoves!

  3. Turi says:

    ?????? po grida ka munci eshte lepir doktori ne zyre. Apo skish byth Salianji po te qe lepir doktori.ANTENA DUHET ZHBIRUAR KY MUABET….

  4. Gtida says:

    Grida kerkon te mbuloje diellin me shoshe, por ajo harron qe duke u paguar di deputete dhe kurveron, po te mos paguhet= prostitute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje