Pas letrave të hapura të Strazos dhe Grigjës, presidenti Trump ka reaguar menjeherë duke bërë fakt të kryer shqetësimet e tyre.
Sot ai i ka kthyer një përgjigje Grigjës lidhur me shqetësimet e saj:
“E nderuar Grigja!
E lexova letrën tënde me një frymë dhe u ndjeva keq që njerëz me mendje dhe vizion kaq të madh, nuk gjenden në administratën time, por në partinë e Lulit.
Kjo gjë më bëri xheloz, por dhe më impenjoi të marr vendimet e duhura.
E para gjë që bëra sot në mëngjes, ishte shkarkimi i Tillersonit.
E di që nuk më beson, por ai pa dijenin time dhe me kokë të vet, nën ndikimin e Sorosit dhe ambasadorit Lu, paska ndaluar hyrjen në SHBA të prokurorit Llalla.
Po ashtu, u ka anulluar vizat 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë.
Ky është një skandal i madh.
Unë vërtet kam refuzuar vizat për vende të botës së tretë, por jo për Shqipërinë.
Aq më tepër nuk kam dhënë asnjë rekomandim t’u ndalohet hyrja në SHBA njerëzve me para.
Amerika vuan pikërisht nga kjo gjë, nga fakti që këtu vijnë njerëz pa para dhe bëhen me para.
Ajo që unë dua të bëj, është që këtu të vijnë njerëz me para, dhe po deshën të ikin pa para.
E thirra zotin Tillerson, i vura para letrën tënde dhe të Strazos, dhe ai u vu me shpatulla për muri.
E pranoi gabimin dhe pranoi dorëheqjen.
U preka veçanërisht nga kërkesa e Strazos për heqjen e ambasadorit dhe kur ja tregova zotit Tillerson, dhe ai u prek.
-Nuk e dija që e kanë kaq të rëndësishme këtë gjë, më tha.
Unë kam pas shit benzinë në Shqipëri, por nuk e dija që ata më shumë se benzinën time, e paskan prish qejfin me ambasadorin tim.
Pas kësaj, ai u largua.
Do vazhdoj spastrimet deri në bazë.
Ai që shkoi në vend të Tillersonit ka qenë shef i CIA dhe di t’i bëjë më mire punët.
Ai do t’i hyjë me themel dhe çdo skandal që përflitet për Lulin, do mbyllet shpejt.
Ato para në fund të fundit, i ka marrë një njeriu jonë, një amerikan, dhe jo rusët.
Ça rëndësie ka, i ka paguar Luli, apo rusët, rëndësi ka që janë në SHBA dhe të pastra në bankë.
Më preku gatishmëria juaj për t’u përdorur në këtë histori, por shpresoj se shumë gjëra do t’i zgjidh vetë.
Për çdo zhvillim duhet të rrimë në kontakt.
Bëji të fala dhe Strazos.
Më pëlqen ai djalë, mbi të gjitha se mban dhe pistoletë.
Këtu në SHBA më janë vërsul të gjithë kundër ligjit për përdorimin e armëve, dhe ai është i vetmi që meriton të jetë aleati im, se jo vetëm që e mban pistoletën në brez, por nuk ka nevojë as për leje.
Është një teksan i vërtetë.
Ju përshëndes dhe pres sugjerimet tuaja për vendimet e ardhshme që do të marr.”
Lajm jo shum i besushem
Z Tillerson
Nuk munde te bone me koken e vet,
Por me sa duket
Gazeta juaj
Punon per lulin
Te fala beji edhe Salianjit . Dhe thuaj qe mos masturbohet ne parlament .