Pas reagimeve të Lulit ndaj shtypit amerikan, duke e akuzuar atë si të blerë nga Edi Rama, Grigja dukej e dëshpëruar.
Thellë- thellë ajo nuk mërzitej se çfarë shkruante shtypi këtu, por kuptonte se Luli e kishte tepëruar me pagesat për një foto.
Duke diskutuar me Salianusin për këtë çështje, ajo më në fund nxorri pakënqësinë e saj.
-Ky nuk kupton nga paratë, tha, nuk ka mundësi.
Po të më jepte mua 1 milionë euro, i kisha bë tre foto me Trumpin, dhe na kishin tepëruar paratë.
-E di, i tha Salianusi, por mos e merr personale.
Ai ishte në hall atëhere. Brukseli e fuste nën presion, SHBA nën presion, vetëm rusët i qëndruan afër.
Ata i thoshin “mos dil nga çadra”.
-Po prapë janë shumë para, tha Grigja.
Kaq shumë para për një foto, janë shumë.
Me aq para unë e kisha sjell Trumpin në çadër me një shkelje syri.
-Po hajt se nuk janë paratë e tij, rusët i kanë paguar.
Bile ata i thanë të kërkojë dhe votimin elektronik, se ja morën përsipër që do ndërhyjnë në kompjutera.
I mbushën mendjen se ata e nxorrën Trumpin fitues, dhe do ta nxirrin dhe atë.
Ndaj ne kishim kërkesë kryesore numërimin elektronik.
-E kuptoj, tha Grigja, por ky as asaj kërkese nuk i qëndroi.
Sa harxhoi paratë kot në Amerikë dhe hyri në zgjedhje.
Sa na mori më qafë. Tani hajd mbroje!
-Duhet të themi që e ka paguar Rama, tha Salianusi.
Siç tha Doktori për “New York Times”, letër higjenike.
-Dakord, tha Grigja. Sa para të themi?
-Dyfishin e Lulit. Luli ka pagu 1 milionë, ne të themi Rama ka paguar 2 milionë.
Bile të themi që “Mother Jones” është paguar nga karteli i kokainës së Kolumbisë.
-Këtë vetëm Strazo mund ta thotë, se ka punu me Kuliçin, tha Grigja.
Unë vetëm mund të përgënjeshtroj këtë pjesën e ukrainaseve.
Të them që jam garant që Luli nuk është feminist.
Të betohem me nderin tim.
-Ti themi dhe Aldos të bëjë ndonjë deklaratë, tha Salianusi.
Për shembull, ai të thotë që “ne nuk kishim për ta lexuar shkrimin, po të mos ishte botuar.”
Këtë s’ka burrë që e hedh poshtë.
Meqe esht 8 mars do pyesja kte rrugacen se si ndjehet si nene dhe grua pas gjith skandaleve qe ka mbi koke…po mir asnje nuk te dhimbset…po yt bir?? Se edhe kagsha ka dhimbshuri per klyshin e vet. Si ndihesh kte 8 mars e derrmuar???
Prap me kete Salush bibilushin kjo,prap me tradhetove moj rrospi,ti me the se ska si ty,se e ke si as njeri…..
Grigja dhe SaliAnusi jane ikona e PDHse…..