Pas lajmeve të këqija nga UEFA rreth ekipit të Skënderbeut, një nga pronarët e tij Gimi i Redbullit, është parë të ikë me pushime me Fatmir Mehdiun. Pasi lexoi lajmet për këtë udhëtim Gimi shpjegoi se me Mediun e ka të nevojshme të konsultohet çdo njeri kur shkon në SHBA, kur shkon në shooping dhe kur shkon në gjyq. Unë nuk po bisedoja për përvojat e tij për të shkuar në SHBA, as për të shkuar në gjyq. Po për përvojat për të blerë një orë dore. Për në gjyq le të konsultohet Takja.
Shoqata e Çamërisë organizoi një protestë para mabasadës greke për çështjen e saj. Por ajo që kishte çuditur një gazetare të TVSH, e cila kishte lënë mëndtë, kur kishte parë që në protestë kishte dhe kosovarë.
Është e çuditshme thoshte gazetarja, se ne të gjithë e dimë që kosovarët nuk janë çamë.
Pas kësaj intervistoi një kosovar.
-Çfarë kërkoni në protestën për Çamërinë,- i tha atij.
-Mezi e kena prit këtë ditë, – i tha kosovari. Kur erdhëm në Shqipëri pas vitit ’90, na shanin të gjithë këta të Shqipnisë, na thojshin “kosovarë muti”. Një ditë pyeta, ore kë shanit ju më parë se të vinim ne “kosovarët” në Tiranë.
-Shanim çamët,- më thanë.
Prej asaj dite nuk u jam nda çamëve, se racë më muti se këta shqiptarët e Shqipnisë nuk ka.
Sot Doktori protestoi fort për prishjen e gurorëve në Malin e Tomorrit dhe shumë nejrëz u cuditën.
-Po ky ç’pati, se ky me gurore nuk është marrë kurrë.
Por shpejgimin më të mirë e dha ish deputeti Ruli.
-Mos u çudisni për interesin e Doktorit për guroret. Nuk ka lidhje me to, as me biznesin e tyre. Atë e ngazëllen procesi i hedhjes ë dinamitit dhe mërzitet kur pakësohet puna për shpërthim dinamit,i se humbasin njerëzit kualifikimin.