Kunati dyshime për rolin e Doktorit tek kaseta e Grigjës dhe Salianjit

17 Shkurt 2018, 20:51Antena TEMA

Kunatit i janë shtuar shumë dyshimet tek roli i Doktorit tek kaseta e Grigjës dhe Salianjit.

Këto dyshime ja shprehu dhe Grigja sot në kafen e mëngjesit.

-E kam nga ai luftën, i tha Grigja.

Që kur i thashë koleg tek News 24, nuk gjeta më qetësi.

Po e paguaj shumë shtrenjtë.

-Çfarë provash ke, i tha Kunati?

-Po ja, kemi hetuar tre kamerat që ishin në llozhë.

Njëri që dyshojmë që ka filmuar, është i afërt me Doktorin.

Dhe ka sens, se po të ishte me të PS, i kishte çuar pamjet diku tjetër.

Fakti që i çoi tek një portal që shan Lulin e mburr Doktorin, më bën të dyshoj.

E dyta, tek ky portal futa mik dhe Boden, dhe ai nuk e pyeti.

Pra, është diçka më shumë se Bode.

E treat, dhe portali i Zenit vërtet nuk botoi pamjet, por ama na sulmoi.

D.m.th që dhe ata mendojnë njësoj si ata që na sulmuan.

-Ke të drejtë, tha Kunati. Dhe unë e kam nuhatur këtë.

Duhet të jetë inat i tij.

Çfarë mendon të bëjmë?

-Mendoj se duhet t’ia kthejmë me të njëjtën monedhë, tha Grigja.

Që tani e tutje unë do them çdo ditë që jam kolege e Doktorit.

Të paktën ta detyrojmë ose ta pranojë që jemi kolegë, ose të distancohet.

Kështu pas krahëve nuk pranoj luftë.

-Ke të drejtë, tha Kunati.

Po Salianusi çfarë të bëjë?

-Ai le të thotë jam kolegu i Lulit, jo i Doktorit, tha Grigja.

Ta testojmë një herë situatën.

-Dakord jam, tha Kunati.

Vetëm se duhet bërë kujdes se mos e bëjmë më keq punën, dhe kërkon përjashtimin tënd.

-Deri atje nuk shkon dot, se e di vetë ai pastaj ç’mund ta gjejë, tha Grigja.

Puna është të mos na luftojë pas krahëve.

Kështu, u vendos që të veprohet shpejt.

Në daljen e parë televizive, Grigja do theksojë fjalinë kolegu Berisha, kurse Salianusi, kolegu Basha.

Kur e dëgjoi ish- deputeti Ruli këtë plan, ngeli i kënaqur.

-Tani po mor bir, tha. Ka lezet.

Po qe se Doktori e pranon që e ka kolege, do të thotë që Doktori nuk është aq i pafajshëm sa thonë.

Po nuk e pranoi ta quajë kolege, atëhere as Grigja nuk është aq pa faj siç thonë.

4 komente në “Kunati dyshime për rolin e Doktorit tek kaseta e Grigjës dhe Salianjit”

  1. suma says:

    Femer halé e ndyr.

  2. LORA says:

    Padyshim ,qe eshte nje lufte brenda stanit (Brenda llojit i thone) kusaro-kriminal shqup-s,,,,prandaj po tirret e tirret mediatikisht ne trajte te neveritshme.
    Grideria aty ka qene ,,,,ngulur ne krye te sofres shqup-se,qyshse kur u krijua ajo bande.Sot n’a u kujtuan te jene namusqare kockaxhinjte e kazanit mediatik !?

  3. Lulushja says:

    ??❤️❤️

  4. Emigranti says:

    Avete rotto i coglioni con questo kunati. Non possiamo aprire la pagina perché vediamo solo kunati. Emo basta. Grazie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje