Pas dorëhqjes së Ed Ha Lim-it si deputet, politika shqiptare ka reaguar duke vlerësuar kontributin e tij në drejtësi dhe politikë.
Sali Berisha: Ed Ha Lim-i erdhi kur duhej dhe iku kur duhej.
Kam respekt të thellë për bashkëpunëtorët e mi që janë korrekt me palët e treta. E përgëzoj!
Lulzim Basha: Ka qenë një ndarje e vështirë me Ed Ha Lim-in.
Unë nuk do t’ia dilja dot i vetëm po të mos kisha në krah personalitete të tjera politike si Astrit Veliaj, që ma bën të mundur këtë gjë.
Grida Dume: Ka shumë zëra strikte që mendojnë se Ed Ha Lim-i duhet të zëvendësohet nga një grua, për shkak të kuotave gjinore.
Unë jam vetë femër dhe kam respekt për gjininë time, por një burrë si Ed Ha Lim-i, nuk mund të zëvendësohet me një femër.
Duhet doemos një burrë, dhe me lekë.
Se s’kemi me kë hamë një drekë në parlament.
Zeni: Kur qe puna tek toka tek Liqeni, na çmendi dhe nuk tërhiqej.
Tani e kuptova që nuk kemi ditur t’ia kërkojmë dorëheqjen nga toka.
Duhet të ishim këshilluar me këtë Astrit Veliaj.
Kryemadhi: Për çfarëdo arsye që të ketë ikur Ed Ha Lim-i, qofshin ato financiare apo histori të tjera, ne e garantojmë se boshllëkun që ai lë pas në Berat, do ta mbushë LSI.
Nard Ndoka: Kur ikën një deputet, vjen një tjetër.
Pra mandati transferohet, nuk humbet.
Në këtë rast, e veçanta është që fiton më shumë lekë ai që ikën, se sa ai që vjen.
Dash Shehi: Shko leku tek leku mo vëlla.
Gjithë pagujnë lekë me u bë deputë, ky kodosh fito lek dhe duke ik.
Ja di anën kësaj pune ky.
Agron Duka: Kam filluar të kem respekt për gratë e Beratit.
Pas ikjes së Ed Ha Lim-it, jo një, por dy gra janë gati të sakrifikojnë mandatet.
Ne në Durrës një kena e nuk luan prej vendit, më çmendi.
Edi Rama: Nuk keni parë gjë akoma… Noli po të ishte gjallë do këndonte: Ti Halim që s’di këndim, re hero për drejtësinë…
Eduard Alimi eshe ngarkuar nga partia e tije per te diskrwedituar shqiperine ne aleatet e saje jashte shtsdtirt ,eshte guri i fundit i saliut per te mbijetuar mbas falimentimit ne shqiperi,ose po shkon jashte ne drejtim te pa ditur perf te pregatitur terren per strehimin e te tjereve.kjo levizje duhet bkontrolluar qe gjarperit ti pritet koka perfundimisht se i ka sjelle shume deme shqiperise ky eduard halimi i shqiperise, ish ministri qe i dha saliut drejtesine per te masakruar popullin shqiptar.