Sonila e indinjuar me “Europën kurvë”

6 Shkurt 2018, 20:07Antena TEMA

Sonila është indinjuar rëndë me punët e Europës dhe qëndrimin ndaj Shqipërisë.

Shkak është bërë qëndrimi i Brukselit pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Kjo e ka tronditur rëndë Sonilën, e cila në një postim të saj jep opinionin e saj për “Europën kurvë”:

“Të dashur miq!

Është e kahershme një ndjenjë përpëlitëse, që fërgëllon në perceptimin shpresëplotë të idesë se ne do të katapultohemi diku aty tek ai vendi pas ylberit që quhet Europë, dhe kjo na krijon komfortin e të menduarit pozitivisht për situatën.

Por është adekuate të jemi koshientë, se ai vend që ne synojmë është sjellë ashtu siç i patën thënë etërit tanë themelues, si “Europa kurvë”.

Tani kam një pyetje për të gjithë ju që ngazëlleheni se mund të hyjmë në Europë.

Në cilën Europë do hyjmë?

Ju e  patë ç’bëri Europa kur nuk tha gjysëm fjale për kanabisin në Shqipëri dhe po të mos ishte zëri i fortë i djemve të Lazaratit, që u ndjenë të persekutuar nga konkurrenca kombëtare e rilindasve askush nuk kishte dijeni për atë që ndodhte.

Europa i la djemtë e Lazaratit rrugëve, sikur të mos ndodhte gjë.

Ju të gjithë e patë kur Europa jo vetëm heshti për padinë ndaj një prej milionerëve të saj italianë në Shqipëri, por dhe gjyqin në Europë kundër Shqipërisë, ja dha këtij vendi të mallkuar, dhe jo atij (ah e zeza unë!)

Si mund t’i dal para unë tani atij njeriu, kur vendi im i ka hequr nga dora 1 miliardë dollarë.

Si mund ta quaj fat unë që mes Europës dhe atij, të jem me Europën!

Kjo media kazan bën sikur gëzohet, pasi ishte e mërzitur kur ekzistonte një media profesionale, që ka lënë gjurmë në historinë  e këtij vendi, si media e tij.

Ende sot ju nuk keni mundur të bëni një emision si i imi, që u shkoja politikanëve pa komplekse aty ku ishin, në shtëpi, në vila, dhe flisja për jetën e tyre të bukur.

Kurse sot media merret vetëm me thashetheme ambasadorësh dhe ne profesionistët e vërtetë rrimë larg saj.

Sot pashë se Europa i mbylli të dy sytë për Shqipërinë dhe thotë se ëshët gati të hapen negociatat.

Atëhere të dashur miq, çfarë në duhet kjo Europë pa sy.

Ajo nuk është më aspiratë jonë, që na bën të këndëllehemi në avujt dehës të një bote, e cila për mua dhe shumë shqiptarë është përmbysur disa vite më pare, duke e ndarë historinë në dy pjesë dhe duke na bërë të ndjehemi dy palë.

Njëra pale me njerëz të ndershëm, që duam një Shqipëri që na mungon prej pes vitesh, dhe pjesa tjetër, një botë pa moral, që gëzohet se po na pranon Europa kurvë.

Unë s’do ta pranoja kurrë këtë”

9 komente në “Sonila e indinjuar me “Europën kurvë””

  1. Per bucen ne fjale says:

    O kokrra e evropianes…e ndershme dhe profesiohale

  2. SONILA ESHTE KURVE, KURVA E KURVES, SE KURVES. SE KURVES.KA EDHE SHUME E SHUME TE TJERA.

  3. Seven7up says:

    Dihet se Sonila Meço nuk ka asnje ndryshim per nga fiqiri me Grida Dumen! Eshte veshtire jo ti kuptosh qe nuk behet fjale, por as edhe te perceptosh se cfare duan te thone me perroin e tyre psiqik. Keto te dyja jane simbolet njeriut te ri dallkauk!

  4. salem says:

    Te gjitha kurvat i urrejne kurvat .

  5. dana says:

    E ke qa me lot.

  6. Kete gjuhe qe perdorni ju shqipfoles ,gjuhe injorantesh qe tregon prapambetjen kulturore,europa na njeh shume mire ,nuk ka per te na pranuar kurre kafshe malesh

    1. Andrea says:

      https://www.youtube.com/watch?v=rjsNNcsUNzE ….ç’e do se je ne blu te genjeshter… asnji nga ata qe shkruan nuk eshte ashtu si flet ti me neveri dhe ofendim… por artikulli eshte me teme gabim… njeri e gjeti qe e barazoi me Griden… mundohu te kuptosh qe te gjithe lexuesave nuk ju pelqeu…

  7. Red 1974 says:

    Sa te verteta ka ne kte artikull, nuk pretendojme te na doje Evropa por ne te njejten kohe kemi nevoje per te te ?
    Ah sikur te kishim udheheqes me te vertete largpames dhe atdhedashes , atehere po , qe nuk do kishim nevoje per Evropen KURVE qe eshte aq patetike ne raportet e saj…
    Fatkeqesi e madhe per Shqiperine , e qarte qe cdo gje qe te behet do kohen e vet , por sa kohe do kaloje akoma per ne valle ?

  8. qeflliu says:

    Sonila merru me punet e pazarit se punet e tjera s’i hamedeson dot ti moj ‘intelektuale’.
    Ben mire te na thuash:Sa e ke pazarin? -Kjo eshte mue me leverdi per ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje