Humor i zi me bisedimet shqiptaro- greke

31 Janar 2018, 18:43Antena TEMA

“Patriotët” shqiptarë kanë dëgjuar se pala shqiptare dhe pala greke kanë rënë dakrod të rinisin bisedimet për detin, duke u nisur nga zone e delimitimit 12 milje.

Më thjesht, do të thotë se në parim, sipas Konventës së Deteve, çdo palë ka të drejtë të konsiderojë 12 milje nga bregu si zonë të pretenduar të saj.

Shoku Enver e ka bërë këtë që më 1970.

Problemi është se nga bregu i Ksamilit në Korfuz, është 1.8 milje, duke përfshirë dhe zonën ndërkombëtare, kështu që, nëse Greqia merr 12 milje, arrin në Delvinë, dhe nëse Shqipëria merr 12 milje, kalon matan Korfuzit.

Kështu që “patriotët” duhet të qetësohen, se 1.8 milje do ndajmë me njëri- tjetrin.

Pas zhurmës që ka nisur për shkak të negociatave me Greqinë, një nga paralajmërimet e forta është se komuniteti çam do zemërohet me Edi Ramën dhe mund të përleshet fizikisht me të.

Dhe në fakt, sot që në mëngjes çamët në Dibër u përleshën me kryebashkiakun socialist.

Pas njoftimeve të para, duket se ka katër të plagosur rëndë.

Shkak nuk ishte ndarja e hapësirës detare me Greqinë, por ndarja e vendeve të punës në Bashkinë e Dibrës.

Doktori është shqetësuar se Greqia ka pranuar të hedhë poshtë marrëveshjen me të për kufrin detar dhe nuk ka përfillur thirrjen e tij dy muaj më parë në parlament, ku i kërkoi Edi Ramës të zbatojë marrëveshjen për kufirin detar që ka nënshkruar ai me Greqinë.

I dëshpëruar nga pabesia greke ndaj marrëveshjes me të, Doktori ka bërë thirrje të mos pranohet marrëveshja e re dhe njerëzit të ngrihen në revolucion për të përmbysur Edi Ramën.

Llogjika është e thjeshtë.

Arsyeja është se, nëse na kthehet det mbrasht, nga ai që ka shitur Doktori, duhet të garantohet që atë ta marrë Shkëzleni, se quhet fitim nga familja, dhe jo të shkojë për klientët e Edi Ramës.

Të tjerë punojnë, të tjerë përfitojnë.

Greqia ka pasur rreth 8 mijë të vrarë në luftën italo- greke në Shqipëri dhe pretenton të mbushë rreth 500 varre simbolike me eshtra të gjetura lëndinave.

Drejtori i ALUIZN u ankua që varreza e Këlcyrës është bërë pa leje dhe duhet legalizuar.

Ambasada greke në kërkesën e saj për legalizimin e varrezës,  ka shkruar se grekët e vrarë nuk arritën të aplikonin për leje për varr, pasi u vranë papritur nga ushtria italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje