Kunati shpjegon fitoren e opozitës në protestë!

28 Janar 2018, 19:59Antena TEMA

Kunati ka pasur shumë punë sot duke u kthyer përgjigje njerëzve të hutuar nga opozita, që donin të kuptonin pse kishin fituar në protestë, ndërkohë që Edi Rama nuk iku dhe protesta kishte më pak njerëz se protesta e fundit e opozitës.

Për këtë studioi një herë gjithë deklaratat e liderëve të opozitës.

Doktori: “Kjo është fitore historike. Ky është mitingu më i madh i gjithë kohrave. Edi Rama sot iku përfundimisht. Fitore …”

Luli: “Fitorja  e sotme do të na frymëzojë dhe për fitore të reja të tilla në të ardhmen. Kjo është vetëm një nga fitoret që do arrijmë në të ardhmen”

Monika: “Fitorja si kjo e sotmja nuk ka parë historia e Shqipërisë. Ne ishim të gjithë bashkë në bulevard, ai ishte vetëm. Dhe Nar Koka ishte me ne”

Tit Vasili: “Ç’tu them më parë për këtë fitore. Atij i flas kot se është shkollëpakët dhe nuk kupton. Por ju që keni shkollë e kuptoni që kjo protestë na shpëtoi.”

Mediu: “Na kish marr malli për një fitore të tillë. U bë kohë që nuk ishim mbledhur. Urime”

Ish deputeti Ruli: “Unë mendoj se ky miting tregoi forcën e madhe të PD. Kur PD proteston vetëm mbledh më shumë njerëz se kaq. Edhe kur LSi proteston vetëm, mbledh më shumë se kaq. Kur protesoton bashkë me LSI mbledh më pak. Kjo tregon se PD është forcë e madhe vetëm dhe hedh poshtë slloganin “Bashkimi bën fuqinë”. Kjo protestë tregon se “Bashkimi s’bën fuqinë”.

Pas gjithë këtyre reagimeve Kunatit i vinin mijëra mesazhe që nuk kuptonin ku qëndron fitorja këtu, pasi Edi Rama nuk iku siç premtoi opozita.

Atëhere Kunati u detyrua të bëjë një shpjegim.

“Të dashur demokratë. E di që jeni keqkuptuar. Kur ne thamë që Edi Ramën do ta zbojmë nga zyra më 27 Janar, kishim parasysh që ai nuk do rrinte në zyrë. Dhe kemi gjithë faktet e botës, me zë dhe figure, që ai iku nga zyra dhe në atë moment ka qenë në Shkodër. Bile në një moment ka pyetur kamarierin “ku është tualeti”. Këtë kishim parasysh kur thamë “do ta zbojmë nga zyra”. Nuk ju premtuam, që ai nuk do kthehej prap. E rëndësishme është që e nxorëm nga zyra.

 

1 komente në “Kunati shpjegon fitoren e opozitës në protestë!”

  1. Gazeta55+TEMA=shit says:

    Lene kunatin o palaco, po na thuaj pse e zhduke shkrimin per EDi Ramen me lajme te mira nga Davos.O qelbsire,ndyrsira me e poshter e kazanit mediatik se bashku me Gazeta55.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje