Kunati sqaron historinë e bizneseve të reja që ka hapur në opozitë

18 Janar 2018, 19:11Antena TEMA

Disa media afër PD kanë akuzuar Kunatin se, përkundër ankesave që opozita ka për qeverinë dhe për klimën ndaj biznesit, ai ka hapur gjashtë kompani biznesi, një prej të cilave javën e kaluar.

Kjo, sipas mediave të PD, tregon se Luli është në marrëveshje speciale me qeverinë për të vazhduar bizneset e tij.

Por Kunati ka bërë një sqarim publik për këtë çështje:

“Të dashur demokratë!

Lajmi se unë kam gjashtë kompani bzinesi, një prej të cilave e kam hapur këtë javë, nuk duhet t’iu çudisë.

Gjithkush duhet ta luftojë qeverinë me mjetet  e veta.

Unë që kam gjashë kompani biznesi, nuk e kam pasur të lehtë të luftoj.

Represioni i qeverisë mbi biznesin është shumë i madh dhe biznesi ka frikë të dëshmojë prova kundër qeverisë.

Në këto kushte, unë jam detyruar të hap vetë biznese të tilla dhe të provoj mbi kurrizin tim dhunën e qeverisë, dhe zhvatjen nga taksat prej saj.

Edhe pse ata kanë bërë ç’është e mundur të më mposhtin, unë vit pas viti kam hapur nga një kompani të re, duke i sfiduar dhe duke u bërë dëshmitar i gjallë i dhunës dhe zhvatjes së biznesit nga qeveria.

Biznesi që kam hap këtë javë, përkon me ditën kur morëm lajmin nga Strasburgu se do të marrim 13 milionë euro.

Atëhere vendosa që këto para t’i investoj tek kjo kompani e re në marketing, me të cilën do të luftoj të ndryshoj imazhin e PD-së, për të ardhur në pushtet sa më parë.

Për këtë duhet të mobilizohet çdo degë e PD, çdo seksion dhe çdo democrat, që të paguajë kompaninë time për t’i bërë fushatën elektorale dhe për të krijuar imazhin e ri të PD-së.

Pavarësisht thashethemeve dashakeqe, populli ynë ka një fjalë të urtë: “Po nuk hyre në det, nuk mëson dot not”.

Kështu dhe unë, nëse nuk do të hapja biznes, nuk do të mësoja dot kurrë dhimbjen e biznesit dhe vuajtet që ai heq nga qeveria.

Ajo që dikush me dashakeqësi e quan privilegj për mua, në fakt është sakrificë.

Unë po investoj paratë e mija që të jem dëshmitar i dhunës së qeverisë mbi biznesin.

Dhe nuk kam për t’u tërhequr vit pas viti.

Kompani të reja kam në plan të hap, derisa kjo qeveri të dorëzohet dhe të më thotë “nuk kemi çfarë të të bëjmë më, na munde”.

I juaji, Kunati!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje