Kunati gjën slloganin për datën 27: “Me pallatin fitojnë të gjithë”!

13 Janar 2018, 20:53Antena TEMA

Meqë është bërë shumë rrëmujë sasia e parave që kanë fituar nga gjyqi i pallatit në Vlorë, Kunati vendosi të diskutojë me Lulin se si duhet ta menaxhojnë këtë situatë.

-Paratë kanë ngjallur shumë xhelozi, filloi Kunati bisedën.

-Po, e shikoj, tha Luli.

Nuk di çfarë të them, por xhelozia është ves njerëzor. Nuk e shmangim dot.

Gjithë jetën më ka shoqëruar xhelozia  e njerëzve pse kam para.

-Puna është se na mërziten militantët, tha Kunati.

Ata thonë, këta marrin miliona, ne shkojmë pa bukë në mitingje.

-Po mire, ta bëjmë me lekë këtë radhë, tha Luli.

-Nuk e bëjmë dot, se është dhe LSI. Na marrin gjithë lekët ata.

Maskohen si demokratë, dhe ne nuk  njohim mirë akoma këta tanët. Ata që i njihnin, kanë ikur.

-Po çfarë të bëjmë?

-Duhet të shikojmë t’u japim ndonjë lek këtyre portaleve tona, tha Kunati. Ata mund ta amortizojnë çështjen.

-Puna është se dhe ata janë bërë xheloz. E pe se çfarë shkruante Zheji?

-S’ke çfarë bën. Janë shumë para, nuk e duron dot njeri.

Duhet t’u ndajmë ndonjë lek. Pas Zhejit, mund t’ia nisin të gjithë.

-Ata të “Syrit” nuk janë ndjerë, se fola me Zenin. Tha “e dinë ata si është puna”, nuk shkruajnë gjë.

-Kam frikë se do na i nxisë dhe LSI këta të vetët, për të na ulur pikë.

-Me lekë nuk ja dalim dot, tha Luli. Duhet gjetur ndonjë gjë tjetër.

-Kam një ide, tha Kunati. Të hapim fjalë që ai gjyqi është kot, se Edi Rama nuk na i jep lekët.

Por, po qe se i marrim, ne do t’ia ndajmë partisë dhe portaleve tona.

Prandaj ta përdorim si nxitje që të fitojmë zgjedhjet, që të marrim lekët e t’i ndajmë.

-Kjo është ide e mirë, tha Luli. Kështu kemi dhe çfarë premtojmë në fushatë.

“Votoni nëse doni t’i ndajmë lekët e pallatit”: Sllogan fantastik. E gjete.

Shumë mirë, kështu do bëjmë.

Dhe më 27 janar, vëmë një parrullë për paratë e pallatit: “Me pallatin fitojnë të gjithë”!

Vetëm kështu mund ta kthejmë në favor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje