Edi Rama: U kam thënë që Luli është djalë i mirë. Të gjitha gjërat i ka zgjedhur si duhet në jetë, përfshi dhe vjehrrin. Doktori i ka rënë në pjesë.
Monika Kryemadhi: Edi Rama të mos guxojë të bllokojë pagesën, por t’i jap paratë para datës 27, se na duhen shpenzime për çadrën.
Fatmir Mediu: Mua më prishën gjithë atë ndërtesë në Gërdec dhe nuk më dhanë një lek. Këtij një pallat, 13 milionë euro!
Dash Shehi: Kur ka fat njeriu, ka. Katër vjet merrte lekë se ndërtoheshin pallate, katërvjetëshin e dytë, se i prishin pallate.
Mul Noka: Tani ja vlen të ngrejmë prapë çadrën, pasi militantët kanë besim që Xhafa do na ndryshojë ushqimin. Herën e parë vdiqëm duke ngrënë kikirika. Të paktën të na shtohet një vakt mish.
Fred Lela: Sot kisha promovimin e librit tim për Doktorin, dhe më ra në sy që Doktori kishte dërguar sekretaren, kurse Luli gruan.
Kjo është një indicie që librin e dytë ta bëj për Xhafën, pasi ai qenka shef i thesarit të partisë.
Tur Zheji: Kam një jetë të tërë që sa herë hedh ndonjë zar në kazino, ëndërroj 1 milion euro.
Xhafa që s’ka hedh kurrë zare, me një copë letër kap 13 milionë euro.
Përfundimisht kjo është partia që t’i bën ëndrrat realitet.
Kleves Balliu: Nga të dhënat e mia, ky vendim është marrë para se të prishej pallati.
“ Editorial “ dhe “Antena brenda familjes “te levruara nga Mero Baze , ne gazeten e fameshme “Tema “ , jane krijimet me vlera te rralla origjinale , qe jane realizar nga gazetaria shqiptare ne te gjitha kohrat . Nuk behet fjale per dy apo pese shkrime te nivelit editorial serioz dhe po kaq te tjere sarkastike , te “Antenes “ , fjala eshte per nje linje prodhimtare me llogjike politike kohore , qe eshte veshur me artin e humorit dhe te sarkazmes me mjeshteri te levdueshme .
Une kam vetem pervojen e gjate ne gazetari . Nuk kam ndonje formim arsimor adekuat dhe as ndonje grade shkencore . Po te jete per mendimin tim , kete linje te “Temes “ e beja objekt te stdimit ne nivel doktorature , madje jo vetem te shkencave shoqerore , por dhe me gjere , duke pasar parasysh leximet jashte klase ne klasat e larta te gjimnazeve dhe te tjera te ngjashme .
Sa per dieni , Meron nuk e njof as fizikisht , sepse eshte shume I ri , krahasim me mua . Me gjith ate , ne se keni nje linje tjeter gazetareske te ketij volumi dhe cilesie , kini te drejte ta injoroni propozimin tim , qe nisem nga domosdoshmeria e rritjes se kualitetit te diplomateve te shkencave sociale , me ne krye gazetarine dhe shkencat politike . Zgalem