Argumentat e Kunatit, pse u la protesta më 27

9 Janar 2018, 20:58Antena TEMA

Kunati më në fund ka zbuluar përse protesta u la më 27 janar.

Gjatë takimit të Lulit me Monën, u krijua një situatë  e pakëndëshme.

Mona i kërkoi Lulit listën e anëtarëve të partisë që do mbanin parrulla, sa autobusa do sillte nga rrethet, ku do takoheshin, si do marshonin drejt bulevardit, çfarë parrulla do hidheshin dhe kush do fliste.

Ishin aq shumë pyetje, sa Luli nuk u jepte dot përgjigje menjëherë.

-Po ju i kini gati, pyeti Luli?

-Patjetër që i kemi, tha Mona. Deri nesër i duam dhe nga ju, që të koordinohemi.

-Nuk i bëj dot, tha Luli. E lëmë nga java tjetër. Protestën po e shtyjmë në fund të janarit.

-Po si t’u themi militantëve, tha Mona, se u thamë menjeherë pas pushimeve.

-Dëgjo, i tha Luli. Nuk është aq e lehtë.

Ne na duhet ta lëmë për 27 janar ngaqë ambasadori Lu, ka paralajmëruar se do arrestohen peshq të mëdhenj.

Me këtë rats ne po presim njëherë.

Po qe se ata arrestojnë ndonjë tonin, ajo do dalë demonstratë  e fortë, dhe duhet të bëjmë gati parrullën fjala vjen “Lironi Sali Berishën”, apo cilindo tjetër.

Pra na duhet emri i viktimës dhe nuk e shkruajmë dot më herët parrullën.

Por nëse arrestojnë ndonjë të Ramës, prapë na duhet emri, nuk e bëjmë dot parrullën.

Prandaj kjo është mungesë serioze. Duhet të presim mos ndodh ndonjë arrestim.

Nëse nuk ndodh asnjë arrestim, atëhere do bëjmë parrullën “Pse nuk arrestohen peshqit e mëdhenj”.

Prandaj duhet shtyrë kjo puna e parrullave.

-O çun, Ed Rama është aq i poshtër, sa vetëm për të na dhjerë ne parrullat, i thotë prokurores të mos arrestojë njeri.

Nuk e njeh Ed Ramën ti, i tha Mona.

-Po mirë, po ndodhi kjo është fitore, tha Luli.

-Ça fitore mo çun. Po su fute në burg, s’bëhesh dot kryeministër këtu.

Nano u fut në burg u bë. Doktorin e futi Meta brenda, u bë. Mos shih Ed Ramën ti, Ed Rama e ka gjet gati pushtetin prej nesh.

-Po mire, tha Luli. Po bëjmë dhe ne gati një parrullë: “Lironi Petrit Vasilin”.

Se me sa shikoj unë, Rama atij i frigohet për kryeministër!

-Jo Titin jo, se pastaj i kthehet mendja për kryetar partie.

Por po nuk ta mban për vete, bëj gati emrin e Sali-anusit, se ai e kalon mirë në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje