Pas sherrit që ka shpërthyer në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Trump dhe ish- strategut të tij Steve Bannon, Kunati është vënë në siklet, pasi aty kishin mbështetur gjithë shpresat .
Pagesa e parë që Kunati ka bërë, lidhet me një intervistë që Bannon do t’i merrte Bashës gjatë kohës së çadrës.
Intervista kushtoi 125 mijë dollarë.
Kunati kishte ndjesinë se kur ai po pyeste Lulin, i ngjante me Faron.
Në finale, intervista ishte sikur ta kishte shkruar Faro, por ai ta bën për 500 dollarë, kurse ky për 125 mijë dollarë.
Problemi tani është se a duhet të distancohet Luli nga Bannon, apo nga Trump?
Për këtë, Kunati filloi një fushatë konsultimesh.
Linja pro-amerikane në PD thotë që duhet të qëndrojë me Bannon, pasi ai ka zbuluar që djali i Trumpit ishte i lidhur me rusët.
Por kjo nga ana tjetër është e rrezikshme, pasi do mjaftonte që të kuptohej që Luli është zhgënjyer nga Trumpi, që të humbiste dhe ata të çadrës.
Kështu që vendosi të mbështeste Trumpin kundër Bannon.
Dhe u ul i shkruajti një mesazh presidentit Trump.
“I nderuar president Trump.
Dëgjova për tradhtinë e fundit të Steve Bannon.
Mos u shqetëso.
Edhe mua më tradhtuan disa të tillë.
Më lanë vetëm pas çadrës.
Vetëm Fahriu më mbeti. Por nuk e dhashë veten.
Jam pranë jush dhe mos u ligështoni.
Kështu i ka ndodh dhe Doktorit.
Dhe atij i kanë pas sulmuar djalin si mafioz, por ai ua tregoi vendin.
Por unë mendoj se një dorë e fshehtë ka nxitur këtë konflikt për të dobësuar Amerikën.
Ne jemi me ty deri në fund. Luli”
Pasi mësoi për mesazhin, ish- deputeti Ruli bëri këtë koment:
“Hall i madh të ka gjetë biro.
Në këtë hall kam parë vetëm Fahriun kur u zu Ilir Meta me Tom Doshin, që i kishte të dy miq dhe thoshte fajin e ka Edi Rama që janë zënë”.