Jari qorton Ilir Metën: Duhet të na kishe pyetur për Janullatosin!

24 Dhjetor 2017, 21:04Antena TEMA

Jari i cili ka disa muaj që sillet si ish President, i ka dërguar Ilir Metës një notë të fortë proteste.

“I nderuar zoti President!

Ju keni marrë sot një vendim duke fyer gjithë ish presidentët paraardhës shqiptarë që nga zoti Berisha e deri tek unë.

Vendime të tilla të mëdha siç është dhënia e shtetësisë, për një personalitet të lartë me ndikim në Shqipëri dhe botë bëhen me konsultime mes palëve.

Më duhet t’u kërkoj ndjesë shqiptarëve se ti nuk na ke pyetur për këtë vendim që more.

Unë zoti President kam qenë shumë i kujdesshëm në dhënien e titujve dhe shtetësive.

Fjala vjen i kam dhënë shtetësi me motivimin për shërbime të larta ndaj kombit shqiptar, gjithë fisit të një biznesmeni dhe politikani nga Kosova, të cilin e kam mik se kemi bërë bashkë një pallat. I kam dhënë dekoratën e Lartë Urdhëri i Skënderbeut, Hakiut Vjenës që bën picat më të mira tek Opera, i kam dhënë Mjeshtre e Madhe e Punës, mamasë së Karminës, për kryeveprën që ka bërë, duke lindur nuse për djalin e Doktorit. Por për këto vendime jam konsultuar gjerë e gjatë me shumë faktorë, me gruan, kushurinjtë e deri shoferin dhe parukieren.

Kurse ju keni vepruar në kokën tuaj dhe kjo nuk u nderon.

Prej sot do ti kërkoj kolegjit të ish Presidentëve të mblidhemi dhe të gjykojmë këtë akt.

Po të ishte për t’ia dhënë ja jepnim dhe ne, se nuk është se i kemi kërkuar lekë, por thjesht duhet të konsultoheshim dhe nuk na e mbante nga njëri-tjetri.

Prandaj, ashtu si ti ju ankove Presidentit Trump, që Edi Rama nuk të pyeti që votoi kundër Jeruzalemit kryeqyetet, ashtu dhe ne jemi prekur shumë që nuk na pyete kur ja dhe shtetësinë Kryepeshkopit. Të paktën t’i kishe thënë që jemi dhe ne dakord.

2 komente në “Jari qorton Ilir Metën: Duhet të na kishe pyetur për Janullatosin!”

  1. DOKLEATI says:

    JNese nuk i eshte dergua presidentit te Greqise eshte ne rregull. E lexon vetem Meta dhe kexuasit e ” Temes”.

    1. Flm says:

      Dhe po te te pyeste, ore plesht komunizmi, c’fare do te sugjeroje.
      Bravo Ilir Metes qe thjeu Tabut e Injoramces kolektive Shqipetare.
      Per te mesuar se kujt besimi i perket, dhe perse shqetesohet Jaro, shikoni ne Internet ne fotot e djalin te veshur me qelebije ne Mekk te Arabis, duke u lutur bashk me Jarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje