Flamuri merr në dorë skenarin e protestës!

17 Dhjetor 2017, 19:39Antena TEMA

Flamuri sot është në formë. Më në fund i erdhi dita të bëjë një punë ku është profesionist. Ka një jetë të tërë që merret me organizimin e mitingjeve të PD.

Fillimisht ka bërë gati skenarin se si do mësyhet mbi Tiranë.

Çeta e Elbasanit do mësyjë nga Sauku dhe do fillojë të brohorasë tek “Rruga e Elbasanit” kur të jenë ngjitur me ambasadën amerikane. Aty parulla që do hidhet është: “Rroftë Prokurori, poshtë ambasadori!’

Kjo parullë duhet të thuhet në kor dhe çeta e Elbasanit duhet të ngjeshë radhët dhe të shtojë kohën e qëndrimit afër derës së ambasadës. Nëse ndërhyn policia të thotë nuk e kemi me ambasadën por ka trafik e nuk ecim dot.

Çeta e Laçit, Mamurrsit dhe Shkodrës duhet të mësyjnë nga “Zogu i Zi”. Parulla e tyre do të jetë: “Duam Llallën, nuk duam Pallën”.

Nëse gazetarët ndërhyjnë që tu shpjegohet parulla duhet bërë kujdes t’u shpjegohet që prokuror do jetë Rama dhe atij i thonë pallë.

Më tej duhet dhe një parullë tjetër: “Po hoqët Llallën, do nxjerim Pallën”. Këtu duhet bërë sqarim që është fjala për të nxjerrë pushkën.

Çeta e Vlorës do udhëhiqet nga Gonia. Ai do mbajë në dorë një poster të madh ku do jetë shkruar: P.P.P. Fjalimi i tij i famshëm për P.P.P. në Parlament tani gjen vend dhe tek Prokurori i Përkohshëm i Përgjithshëm.

Në fund duhet të mësyjë Çeta e Durrësit. Në krye të saj do jetë Oerd Bylykbashi dhe turma do brohorasë si në stadium “Oe Oe Oe …Llalla është me ne”, që të duket dhe sikur thërrasin emrin e Oerdit, edhe sikur protestojnë.

Pastaj të katërta çetat do drejtohen tek lulishtja e parlamentit ku do të nisë protesta.

Duhet bërë kujdes të mos konfrontohemi me njerëzit e LSI pavarësisht se mund të kemi hatërmbetje.PD dhe LSi i bashkojnë gjëra më të mëdha se sa gjërat që i ndajnë. Na bashkon ëndrra jonë për luftë ndaj krimit, korrupsionit dhe diktaturës.

I juaji Flamuri!

 

 

1 komente në “Flamuri merr në dorë skenarin e protestës!”

  1. K. F says:

    Rrofte e qofte perparimi, brez pas brezit u kujtofte si Lulezimi nastradini!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje