Kunati u zhgënjye sot nga “bomba” e paralajmëruar e Topit.
Me shpresë se “bomba” do trondiste themelet e shtetit, Kunati kishte mbledhur gjithë stafin para ekranit dhe po prisnin lajmet.
Pasi bomba shpërtheu, Kunati u hodhi një sy punonjësve të stafit, por askush nuk ndjehej i gëzuar.
Kjo e detyroi të bëjë një sqarim për publikun:
“Të nderuar demokratë.
Të gjithë e patë me sytë tuaj, se si bomba e Topit nuk shpërtheu, pasi Rama ka arritur t’i blejë ata dhe t’u heqë siguresën e bombës.
Fakti që Topi e lajmëroi bombën 24 orë para, ishte një sinjal që ata donin pazar nga qeveria.
Ajo që ka ndodhur mbrëmë, është se natën, nga Kryeministria është parë të dalë një thes me lekë, dhe makina ka ndjekur rrugën e Kasharit dhe ka hyrë në ndërtesën e Topit.
Makina ka dalë pas mesnatës.
Dyshimet tona ishin se bomba po asgjesohej.
Sot kemi të gjithë provat se bomba u asgjesua.
Biles akoma më shumë, i dhanë të drejtë Tahirit, duke ja lënë fajin Prokurorisë shqiptare, që ka kërkuar hetim në Katania për çështjen “Tahiri”.
Kjo bëhet e gjitha që opinioni shqiptar të kërkojë urgjent prokuror të Përkohshëm dhe të zëvendësojë prokurorët që po keqpërdorin dosjen “Tahiri”, sipas tyre.
Në këtë rast, Topi ka bërë lojën e qeverisë, jo vetëm duke çmontuar bombën, por duke na bërë të gjithëve të ngrejmë pritshmëritë ndaj kësaj çështje dhe të lëmë mënjanë punët tona.
Herë tjetër duhet të jemi vigjilentë, kur të lajmërohen bombat e tjera.
Këtë radhë na gënjeu ajo reklama që “ne nuk jemi portal”, ndaj besuam që këta i kanë bombat e vërteta.
Po këta qenkan portal e shkuar portalit.
Kunati!”