Aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë” ka pasur një mbyllje të bukur spektakolare. Pasi ushtria pastroi me fshesë në dorë dhe thasë plastikë gjithë mbetjet e gjetura në anë të rrugëve, dolën lumenjtë dhe pastruan gjithçka duke i çuar mbeturinat të gjitha në bregdet.
Kjo ishte faza e dytë e pastrimit të Shqipërisë. Tani në fazën e tretë ushtria do të dalë të përmbyllë aksionin duke mbledhur qeset plastike majë rrapinjëve.
Përmbytja arriti të pajtojë dhe Edi Ramën me Lulzim Bashën. Për herë të parë në këto 27 vjet një lider ka falenderuar liderin tjetër, që merr pjesë në fatkeqësinë e tij. Rama i dërgoi mesazh publik Bashës duke theksuar se “kur dikush bën punë të mirë, duhet falenderuar”.
Kjo gjë ka mërzitur shumë Doktorin, i cili nxori superdhëndërin, të fajësojë Ramën për përmbytjet.
Tirana ishte i vetmi qytet që e menanxhoi shpejt situatën e përmbytjeve dhe nuk pati asnjë problem. Pas kësaj kritikët e Lali Erit, zbuluan se ky i fundit ka folur me Sorosin dhe ai ka paguar disa avionë supersonikë për t’i hequr reshjet nga “Don Bosko”, dhe “Pallati i Shigjetave” dhe për t’i çuar në Kamëz dhe tek Fiqua i Vorës, që t’i kapte në befasi. Dhe Sorosi e kishte bërë këtë gjë.
Mzati i Kamzës ka ndjekur sot qetësisht ndeshjen e futbollit të Kamzës në Durrës, edhe pse bashkia po vuante ende nën ujë. Kur e pyetën gazetarët përse nuk je në krye të detyrës por në stadium, Mzati e kishte gjetur justifikimin: Kam frikë se më vjen ndonjë nga qeveria për ndihmë tha, dhe më shikon Doktori me ta.
Një grup banorësh nga Novosela takuan Minsitrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe po debatonin për problemet e shkaktuara nga përmbytja.
-Më thoni çfarë nevojash urgjente keni,- u tha Xhafaj.
-Tani për tani është mire të mos bjerë nivelit i ujit nga Vjosa, të vazhdojnë dhe pak këto ndihmat,- i tha njëri nga banorët. Se kam frikë se do iki shumë shpejt uji sivjet dhe do mbetemi pa ndihma.
Në një nga transmetimet direkte në televizion, një reporter po fliste direkt nga zona e përmbytur. Moderatorja në studio e pyet:
-A ka ndonjë të re, nga se janë shkaktuar përmbytjet.
-Po patjetër,- i tha reporteri. Burime të sigurta zyrtare i thanë televizonit tonë, eskluzivisht, se përmbytjet kanë ardhur për shkak të reshjeve të shiut, të cilat kanë tre ditë që nuk pushojnë. Burimet po ashtu thanë se sipas parashikimeve shkencore, nëse pushon shiu, uji mund të tërhiqet dhe nuk do ketë më përmbytje.
Keni harruar te shtoni edhe kete:
Reporteri tha se po te mos kishte rene shi,nuk do kishte permbytje!
Fajin e kane kreret e feve qe nuk u lidhen me zotin ne kohe per te shmangur katastrofat.
Kaq duhet ta kishin bere per popullin keta,sidomos Baba Mondi qe ka qene edhe oficer i Enverit!