Kunati përgjigjet për 1 milard lekët e paguara për lobim në SHBA

24 Nëntor 2017, 19:52Antena TEMA

Pasi Prokuroria ka nisur hetimin për mënyrën se si PD ka paguar 1 miliardë lekë për lobim, për vizitën e Lulit në SHBA, Kunati i është përgjigjur shqetësimit të demokratëve për këtë çështje:

“Të dashur demokratë!

Mbani kokën lart!

Të gjithë ata që duan të përbaltin Lulin dhe PD në këtë histori do të dështojnë me turp.

Do të dështojnë pikë së pari, pasi ata po bien vetë brenda me këmbët e tyre.

Ju jeni dëshmitarë se të gjithë ata që akuzojnë Lulin, e akuzojnë atë se e ka bërë partinë familjare të Kunatit dhe vjehrrit.

Tani ose të heqin dorë nga kjo akuzë, ose të heqin dorë nga akuza për 1 milardë lekë që kemi paguar.

Po. Është e vërtetë.

Unë i kam paguar nga xhepi im 1 milardë lekë për të lobuar për takimin e Lulit me Trump.

E kam bërë këtë se PD vetë nuk kishte fuqi të paguante.

Unë me kursimet e mija, duke mbledhur lekë për fushatë, disa nga kandidatët për deputetë e disa nga ata që u kam bërë fushatën, i bëra 1 milardë lekë dhe i pagova.

Mbi të gjitha, unë e quaj bast personal faktin që do ta bëj Lulin kryeministër.

Nuk është turp të themi se për këtë jemi angazhuar familjarisht, unë, babi dhe motra.

Ato lekë i kemi paguar ne.

Ato janë lekë të pastra, të paguara nga vetë demokratët për shanset që ne u kemi dhënë të përfaqësojnë PD.

Ata janë demokratë të thjeshtë, që i kanë dhënë me dëshirë ato lekë.

Gonia ka dhënë shumicën, se ishte më i pasur, të tjerë kush 100 mijë, kush dyqind mijë, sipas mundësisë dhe vendit ku ishin në lista.

Ju na bëtë gjyq për listat dhe na akuzuat përse nuk futëm në lista Jozefinën, Patozin, Bodën etj. Po si t’i fusnim ata?

Me çfarë do paguanin ata? Ata nuk pranonjë të paguajnë dhe një kafe.

Ne na duheshin lekë.

Dhe lekët i paguajnë vetëm demokratët e thjeshtë, ata që të janë mirënjohës që po u jep shansin t’i futësh në karrierë në PD.

Ndaj ju drejtuam atyre dhe ata nu u përgjigjën.

Grida ka një kontribut të madh në këtë drejtim, pasi ajo kapi shumë gra biznesmenësh, të cilët ishin gati të paguanin për gratë e tyre shtëpiake, që të bënin karrierë.

Unë po ashtu bëra sa munda.

Luli për gjashtë muaj rresht i mbushi mendjen Gones t’i paguante ato para, derisa i pagoi.

E kështu me radhë.

Pastaj rruga për t’i paguar kishte problemet e veta, por Zeni na ndihmoi, pasi ja dhamë atij në cash dhe kompanitë e tij në offshore bënë pagesën.

Më në fund ja dolëm dhe i paguam ato para pa prekur arkën e PD.

Dhe këtë e bëmë në një kohë që ato para dhe mund t’i fusnim në xhep dhe mos t’i paguanim.

Por zgjodhëm të ishim të ndershëm.

Tani nuk e kuptoj, a jeni xhelozë pse ne si familje paguajmë për Lulin, apo doni të thoni pse Luli është kaq shumë i lidhur me Kunatin dhe vjehrrin.

Zgjidhni e merrni!

Ne jemi gati të mbrohemi në çdo rast.

E vetmja gjë e sigurtë, është se nuk i kemi rënë më qafë PD dhe nuk kemi marrë nga lekët e saj.

Janë lekë të pastra demokratësh të fituara me djersë.

Ngrijeni kokën lart se nuk na përbaltin dot!

I juaji, Kunati!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje