Reportazh nga spitali i Bulqizës me fëmijët e helmuar

17 Nëntor 2017, 18:22Antena TEMA

Rreth 60 nënxënës nga një fshat i Bulqizës u asfiksuan nga provat që po bënte kaldaja me pelet e shkollës.

Njeriu që kishte fituar tenderin për ngrohje të shkollës, kishte ulur pak çmimin dhe kishte sajuar një pajisje që nuk funksiononte.

Pas incidentit, nxënësit u shtruan në spitalin e Bulqizës.

Kunati dërgoi në spital një të dërguar të shikonte nga afër situatën.

Ja si e përshkruan ai.

Prindi-Doktorit: Aman doktor, si është fëmija?

Doktori-Prindit: Mirë është, kemi folur dhe më ministren në Tiranë, jemi në kontakt. Mirë do bëhet.

Na ka thënë më lajmëroni për çdo gjë.

Po ndodhi ndonjë gjë e keqe, do ta njoftojmë të parën.

Prindi-Doktorit: Po më duket pak i verdhë doktor,  nuk po flet?

Doktori – Prindit: Mirë është. Ndoshta e ka ngaqë po flet Lulzim Basha në Tiranë.

Po shpreh keqardhjen për këtë që ka ndodhur dhe ndoshta fëmijës i vjen zor, që e ka vënë në siklet dhe e ka shqetësuar.

Ka lënë gjithë punët e opozitës dhe po merret me ne.

Prindi-Doktorit: Shikoje doktor se po i vjen për të vjellë…

Doktori- Prindit: Besoj do t’i kalojë zonjë.

Ndoshta e ka ngaqë po flet Monika dhe po akuzon për korrupsion në tendera këta të Bashkisë së Bulqizës, që kanë bërë tenderin e ngrohjes së shkollës.

Biles ka kërkuar falje që këtë Bashki e ka LSI. Me siguri do kalojë. Mos u mërzit.

Prindi-Doktorit: Po si i bëhet doktor, se kjo nuk po reagon? A ka shpresë?

Doktori- Prindit: Po si nuk ka shpresë moj zonjë! Ja se po flet Petrit Vasili, patjetër që ka shpresë. Besoj do përmirësohet.

Prindi-Doktorit: Doktor, po ju ku e dini si do të bëhet, se ju nuk po shikoni fare fëmijën, po mbani sytë nga muri!

-Doktori- Prindit: Po kam televizionin aty, po shikoj reagimet nga Tirana për këtë që ka ndodhur.

Duket që gjithë Shqipëria i ka sytë e mendjen këtu

Prindi-Doktorit: Po shikoni fëmijën Doktor, se po më ikën fëmija!

Doktori- Prindit: Dakord moj zonjë, do ta shikoj dhe fëmijën, po të shikoj një herë ca po thonë për ne këta që janë në Tiranë, se mu më ikën vendi i punës.

Se pastaj këtë punën e helmimit këtu jemi, e rregullojmë.

1 komente në “Reportazh nga spitali i Bulqizës me fëmijët e helmuar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje