Pas paralajmërimeve të ambasadorit Lu për mundësinë e arrestimeve të “peshqve të mëdhenj”, ka plasur një debat i madh për të interpretuar se cili është peshk i madh.
Ka pasur shumë komente rreth peshqve që pritet të kapen.
Pas bisedimeve me shërbimet sekrete, Fevzo ka arritur në përfundim se një zëvendësministër është kthyer nga rruga për tek emisioni i tij, pasi nuk donte të zbulohej peshku i madh.
Sipas informacioneve që ka Fevzo nga shërbimet sekrete, aksioni i Edi Ramës për mbylljen e puseve të ujit në fshatra, lidhet me faktin se aty mund të fshihen peshqit e vegjël që rriten më vonë.
I futur në panik, Edi Rama nuk do të lejojë më asnjë shans për rritje peshqish kudo që ndodhen.
Po ashtu, nga një fonogram që i ka ardhur Fevzos nga shërbimet sekrete, ka zbuluar se Edi Rama ka veshur çitjane për të tërhequr vëmendjen nga skandali “Tahiri”.
Sipas Fevzos, e gjithë kjo është kuptuar nga opozita dhe Zeni ka këshilluar gruan e Ramës t’i kyçë garderobën, që mos ta lejojë të vishet ashtu.
Nga ana tjetër, Fevzo ka një vërejtje të rëndë për kolegen Xhunga, e cila i është kundërpërgjigjur Zenit me një postim në rrjetet sociale, ku tregon se e dashura e Zenit ka nevojë për një çelës të hapë dollapin e të vesh rrobat, pasi ngeli lakuriq rrugëve.
Kjo, sipas Fevzos, ka prishur skemën e shërbimeve sekrete për përballjen e peshqve me njëri- tjetrin.
Për të vënë pikat mbi i në këtë debat, Fevzo ka bërë një klasifikim të peshqve të mëdhenj, sipas shërbimeve sekrete.
Ai ka shpjeguar se kjo është gjuhë e koduar, që do të thotë se në Adriatik dhe Jon ka peshq të mëdhenj deri në 3 kg, pastaj më të mëdhenj 10 kg dhe peshkaqen 50 deri 200 kg.
Sipas Fevzos, bëhet fjalë për peshkaqenë, dhe jo për peshq, pasi ne i kemi peshqit e vegjël.
Për t’i dhën fund kësaj zallamahie ka ndërhyrë ish- deputeti Ruli:
-Po shikoj me shqetësim se u ka kapur një dalldi për të gjetur kush janë peshqit e mëdhenj dhe kush të vegjelit.
Peshqit më të mëdhenj në detet tona janë peshkaqenët.
Por kjo nuk do të thotë doemos, se të gjithë ata që i kanë sytë si peshkaqen, janë të të tillë.
Vlerësimi që media amerikane i ka bërë dikujt si “sypeshakqen”, nuk ka të bëjë me atë vetë.
Natyrisht dikush që i ka sytë si peshkaqen, mund të jetë peshkaqen, por dhe mund të mos jetë.
E sigurtë është që babai i tij është peshkaqen, se ndryshe nuk kishte nga të ngjante.
Prandaj nuk e shikoj të udhës të nxitoheni, duke bërë lista për emra njerëzish, vetëm se dikush quhet “sypeshkaqen”.
Ky është kusht i nevojshëm, por jo i maftueshëm, për të qenë peshk i madh.
E sigurtë është se një sypeshkaqen ka lindur nga një peshkaqen, dhe kjo duhet të hetohet.
Fevzo pyeti me urgjencë shërbimet sekrete dhe ato ja konfirmuan se një sypeshkaqen, lind nga peshkaqeni.
Ruli eshte vete super peshkaqen,super hajdut
Fevzo- nje histori e hapur 20 vjecare e krimit ne Shqiperi!
Gazeta TemA vertet tall prapanicen me Blendi Fevziun per gjithshka te keqe qe ky plehre i ka bere ketij vendi me ate emisionin e tij duke revizionuar me klientelen e tij ne menyre kriminale mendimin shqiptar, mos zbulimin e se vertetes dhe fshehjen e krimeve dhe autoreve te tyre ne studion e ketij faqeziut!
Fantastike….
Jam plotesisht dakort me ato qe shkruam Kastrioti vec sa ka shkruar ai ,Fevzua me emisionet tij eshte bere shume o neveritesh