Flamuri nis kurs greqishtje me Nerënxllarin

2 Nëntor 2017, 18:43Antena TEMA

Pas keqkuptimeve që ndodhën sot në Kuvend nga replikat e Ramës me Berishën, duke përdorur fjalë greqisht, Flamuri vendosi të merrte mësues greqishteje Nerënxllarin, që të kuptonte nëse Rama po tallej, apo e kishte me të vërtetë.

Në fillim, në sallë u shkaktua reaksion, pasi Rama e nisi fjalën kështu.

-Qirje Berisha dhe ju qirjet e tjerë….

Flamuri u ngrit me vërtik nga vendi, dhe ju kthye Ramës:

-I q… je vetë, kë shan ti pis!

-Ulu qirje Flamur, se bën kot si palikari , ja ktheu Rama.

-Shko mor legen, palo k.. je vet, se unë jam alamet k…

Ndërkohë, Nerënxllari ndërhyri direkt me sms.

-Flamur, mos u nxeh. Qirje është zotëri, kurse palikari d.m.th trim.

Nuk është duke të sharrë, është duke të lavdëruar. Kujdes mos e humb qetësinë.

-Po si të them unë, tha Flamuri, që jam palokar?

-Jo jo, palikar, je në rregull, i tha Nerënxllari.

-Po më akuzon, i tha Flamuri, më thotë ç’deshe me flamurin grek në Himarë.

Ku ishte flamuri grek atje!

Unë e pashë atë me viza blu e të bardhë dhe mendova që janë tifozë të Tiranës, ngaqë ka qenë Luli kryetar bashkie.

-Nejse, ngjajnë pak, por flamur grek ishte, tha Nerënxllari, po ruaj qetësinë.

Ndërkohë, Rama vazhdonte.

-Me këtë palikar që ke Sali, PD s’ka më elpidha për të adhmen.

Ti shiko ….p e tu, ndërhyri Alabana. Ne e dimë vetë se ç’bëjmë.

-P…. i satëme, legen. Ta tregoj unë qejfin, ndërhyri Flamuri.

-Mo u nxeh, i shkruajti prapë Nerënxllari. Elpidha d.m.th shpresë, nuk është fjalë turpi.

Po Flamuri nuk donte t’ia dinte.

U ngrit nga vendi dhe ju drejtua tribunës.

-Puthapas, palikari, i tha Rama.

-Nga pas më puth ti, i tha Flamuri, se unë nuk jam nga atë që i lëpij bythën kryetarit.

Nerënxllari ndërhyri përsëri, duke e sqaruar se po të thotë ku po shkon.

-Po unë çfarë t’i them, tha Flamuri?

-Thuaj eqi, eqi.

-Jo mo burrë se më përjashtojnë nga Kuvendi prapë, tha Flamuri, për një fjalë më të butë.

Ndërkohë, Edi Rama po e mbyllte fjalimin.

-Nuk di ç’të të them Sali palikari, i tha, as ty, as qirje Vangjelit, as qirje Flamurit, por dua të përshëndes kryetarin tuaj Lulin me këngën “Tope, tope o Papagallos.

Flamuri u nis më tërbim drejt tribunës.

-Kujt i thua tope ti, tha?

Ndërkohë Rama kishte mbërritur në vend.

Nerënxllari i dërgoi sërish mesazh.

-Po mos u nxeh o burrë, se të kam shef shtabi për fushatën në Himarë.

Po të panë himariotët që nuk kupton fare greqisht, do më marrësh më qafë, se dua të bëhem kryetar bashkie.

Do më thonë ku e gjete këtë.

Thuaj ne kemi këngën tonë: “Ja ta lefta, ta kanos ola”.

-Ça d.m.th kjo, tha Flamuri?

-Për para, i bëj të gjitha, i tha Nerënxllari.

9 komente në “Flamuri nis kurs greqishtje me Nerënxllarin”

  1. Moby dick says:

    SATIRE E VERTET E MREKULLUESHME

    1. Amy says:

      i madh mero, por muli aq me mend ka ku i gjeti, do bej revolucion me ata te vetet ne novosej dhe ca nga tropoja !!!

  2. Lirija says:

    Mos vdeksh Mero. Fantastike.

  3. Q.S says:

    Ja ke qendisut shume bukur. I Shkon tamam

  4. Roberto says:

    Flamuri eshte gati te kthehet ne Grek dhe te shese bythen per te marre postin e ministrit te brendshem gje te cilen mund ta realizoje sipas skenarit greko-himarjot ku dhe ka vajtur te falet tek miqte e vjeter te Berishes qe ju beri nder kolosal qe ju dha territorin e Shqiperise,detin,Greqise. Keta jane armiqte me te’medhenj te Shqiperise dhe popullit Shqipetar. Poshte armiqte e shitur. Greqia kerkon qe Berisha te jete ne pushtet dhe keta te mjere vajten deri ne Himare qe te shkerdhehen mire nga greket e poshter dhe te pabese.

  5. kasem gahinji says:

    jam shkrire se qeshuri me kete humor brilant.faleminderit Mero

  6. Vertino says:

    No comments mero djali.Hallall je i modh.

  7. Pensionisti says:

    Kur ufol per ceshtjen came ne greqi asnje opozitare nuk tha se qendron ceshtja came ndersa te ne opozita gjithmone kundra

  8. Ela says:

    Ironi brilante, e paarritshme. Duket qe Z. Mero ka qene shume i frymezuar. Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje