Ndërsa të gjithë panë një skenë ku motra e Kunatit po gajasej në Tropojë, ndërsa shkonte tek busti i Azemit, Kunati zbulon në një postim të tij, arsyen përse Mzati i bëri për të qeshur.
“Të dashur demokratë!
Kam marrë shumë mesazhe delikate nga ju, ku i tërhiqni vërejtje motrës sime, dmth gruas së Lulit pse ka qeshur në Tropojë ndërsa shkonte tek busti i Azemit.
Më lejoni t’iu shpjegoj skenën ku ajo qesh.
Ne po ecnim në rrugën kryesore të Tropojës dhe Mzati i Kamzës, po na ndiqte nga pas.
Ai herë pas here donte t’i tërhiqte vemendje Lulit, por Luli po rrinte serioz.
Atëhere ai ndërroi taktikë. U përqëndrua t’i tërhiqte vemendjen gruas së Lulit.
Në një moment pyeti:
-A ka ardh kjo Jozefina sot?
-Jo,- i thashë unë, nuk ka ardhë prej Lulit.
-Po ky Ben Imami?
-Nuk e di, po e ftuam.
-Po ky Patozi?
-Nuk e di e ka ftuar Rasimi, vëllai i Azemit.
-Po ky Ridvani?
-Jo më duket se pashë?
-Oj Aurelë,- tha Mzati. Nga këta të vjetrit veç Azemi qenka sot, por këtij skena ça me i bo, se është bronz, se heqim dot.
Këtu shpërtheu e qeshura e madhe. As Luli nuk e mbajti dot të qeshurën.
Pastaj të tjerët na panë ne që qeshëm, sidomos motrën time dhe filluan të qeshin. Pastaj e qeshura u shtua dhe përfshiu gjithë turmën.
Në fund pyeti Doktori.
-Ca ka për të qeshur?
-Xhelali ka thënë, që po të ishte gjallë Azemi, do ta përjashtonte Lul Basha nga PD, para zgjedhjeve, nuk do ishte në lista.
-I thuaj Lulit, lutu zotit që nuk është gjallë, se ti do ishe akoma refugjat,- tha Doktori serioz.
O Mero koktepsia, po mire qe ne cdo ceshtje e per cdo zhvillim i fut hundet, na del me ato editorialet qe duket se i ve vulen gjitshkaje. Po vetem nje kerkese te vogel kisha, na bej pak shpjegimin e fjales “refugjat”,jo pse e ke perdor per Lulushen e pd, po dukesh shume fshatar kur e perdor.
E di qe ka migrant, emigrant, imigrant, po refugjati ca eshte?!
Ne pritje a te keqen .
Shpresoj ta botoni komentin
Letyrat e Pedes!