Pas shpërthimit të Ramës para disa reporterëve në oborrin e Kuvendit, Fevzo ka shpjeguar se çfarë i kanë thënë shërbimet sekrete për këtë çështje:
“Me aq sa di unë dhe për aq sa më kanë informuar shërbimet sekrete dje, Rama ka qenë shumë i shqetësuar në sallën e Kuvendit, pasi i ra tre herë telefonit tim dhe unë nuk ja hapa.
Pastaj më çoi një mesazh, ku shkruante:
-Po hape telefonin mo burrë, çfarë të kam bërë?
Unë nuk i ktheva përgjigje.
Kaloi pak dhe më mori Sandri.
-Po hapja telefonin Ramës o burrë, më tha, se të ka marrë katër herë.
-Nuk ja hap, i thashë. Pse, tani që ka hall më merr ai mua. Hapja ti po deshe, si ti shkon në takime pa mua tek ai.
-A ti qenke k…, tha Sandri. Ja hap unë mo, s’ka problem, por do të dijë ndonjë gjë nga shërbiemt sekrete, ça të bëjë me këtë Saimirin.
-Nuk ja hap, i thashë.
Është i papërgjegjshëm. Ja kam shkruar publikishtë çfarë duhet të bëjë.
Është një ministër që ka dalë me Habilajt, janë dhe dy kryebashkiakë që duhet t’i heqë.
-Po për atë pra të do, ta dijë, po hapja. Ose mi thuaj mua të paktën, se ja them unë.
Ja mbylla dhe Sandrit.
Nuk mund ta pranoja t’i shërbeja një kryeministri në këtë mënyrë.
Detyra ime është t’i them publikisht ato që më thonë shërbimet sekrete.
Kush nuk do t’i zbatojë, ka punë me ato pastaj.
Pas kësaj skene, pra kur unë nuk ja hapa telefonin Ramës, ai u nervozua dhe doli jashtë.
Aty pa reporterët që po e prisnin.
Ai ju turr atyre dhe siç e patë të gjithë, i ofendoi rëndë.
Të gjithë ata që thonë, që e bëri të tërhiqte vëmendjen nga debatet për Tahirin, gabojnë rëndë.
Ai nuk donte të merrej vesh që ishte grindur me mua dhe ua nxorri inatin reporterëve.
Por kjo ka për t’i kushtuar rëndë.
Unë nuk mund t’i lë reporterët t’i fyejë Rama rrugëve.
Ja thashë dhe Sandrit këtë.
-Duhet t’u dalim zot gazetarëve, i thashë. Po na i fyen Edi Rama.
-Ik o k…, më tha. Mua më ka fut në burg Berisha dhe e kalova aq mire më pas, jo këta që i paska fyer Rama. Mirë ua bën atyre ka…
Pas kësaj u lidha me shërbimet sekrete, për t’i pyetur çfarë ka ndodhur ndonjë gjë e re.
-Asgjë e re, më thanë.
Nga regjistrimet që kemi me Ramën, ai ka një ofensivë diplomatike.
Po përpiqet të flasë me Lu, Hoit, Vlahutin, me Thaçin, Ahmetin, por dhe me disa zyrtarë në Bruksel që të të bindin ty, t’i hapësh telefonin.
Është në alarm të madh.
Të sugjerojmë mos t’ia hapësh dhe disa ditë, që të jetë nervoz dhe të bëjë ndonjë gafë tjetër.
I falenderova dhe i sigurova se do vazhdoj të bëj punën time”.
kastriot myftaraj eshte njeri negativ por nje gje ka te mire
qe ketij uriah hipi i ka bere funeralin mediatik:
PJESA E PARË
DELIRI ARISTOKRATIK
2) Enigma e dedikimit paradoksal në librin “Enver Hoxha” të Fevziut: tre stërgjyshe por asnjë gjyshe
3)“Gjëja që më çuditi fëmijërinë ishte fisi: emrat e mëdhenj historikë”: Gjenealogjia e një pseudoaristokrati
4) Origjina toptanase e Fevziut
5) Perla e mitomanisë së Fevziut: stërgjyshi i tij flamurtar i Revolucionit të vitit 1848 në Francë!
6) Tregimi, ose hetimi policor i Fevziut për stërgjyshin e vet, Abdyl Ypi
7) Bajram Fevzi bej Çorbaxhiu- stërgjyshi nga nëna prej të cilit Blendi ka trashëguar “mbiemrin”
8) Përralla e Fevziut me tre stërgjyshet aristokrate, me formim perëndimor
9) Neki bej Hysenbegasi (Starova)- gjyshi nga i ati
10) Vrasja enigmatike e Neki bej Starovës
PJESA E DYTË
“TIMURI” I DUSHKUT
11) Gjyshja misterioze amerikane nga nëna
12) Takimi i Isuf Hysenbegasit me Enver Hoxhën dhe familja e Fevziut
13) Familja e Fevziut në fshatin Dushk të Lushnjës
14) “Timuri” i fshatit Dushk të Lushnjës
15) Arhetipi lushnjar i groteskut të kohës së diktaturës komuniste, si bazë formuese e personalitetit të Blendi Fevziut
16) I deklasuari tifoz i “Dinamos”, klubit të Ministrisë së Punëve të Brendshme
17) Birësimi i Blendi Fevziut- kombinacion i Sigurimit të Shtetit
PJESA E TRETË
RAFAEL COFTINA
18) Personazhi i De Maupassant, “Djali i Simonit”, në versionin e luftës së klasave
19) Nga Timuri tek Russell Price
20) Pse Fevziu nuk flet për udhëtimin e tij të parë me aeroplan, jashtë vendit në 1988?
21) Spiuni i bordurave
PJESA E KATËRT
NISJA E KARRIERËS SI GAZETAR I REGJIMIT KOMUNIST DHE SHKRIMTAR I REALIZMIT SOCIALIST
22) Pse Fevziu i ka mohuar botimet e tij tek Gazeta “Studenti”
23) Incidenti i Fevziut me Nasho Jorgaqin për biografinë e Qemal Stafës
24) Incidenti i luftës së klasave, i Fevziut në shtëpinë e Shefqet Peçit
25) Reportazhi për Enver Hoxhën i Fevziut në gazetën “Zëri i Rinisë” në 1989
26) Mentorët intelektualë të Fevziut: Nasho Jorgaqi, Aurel Plasari, Preç Zogaj
27) Letrari i dështuar
PJESA E PESTË
NË LËVIZJEN STUDENTORE DHE PJESËMARRJA NË PD
28) Reportazhi i Fevziut në numrin e parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, për lëvizjen studentore
29) Pse nuk u bë Fevziu kandidat për deputet i PD-së në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991
30) Enigma e lidhjes së Fevziut me Mentor Çokun
31) Si Fevziu ia atribuon Ismail Kadaresë kthimin e vet në Shqipëri, në qershor 1991, që ndodhi për shkak të Preç Zogajt
32) Pse Fevziu i ka mohuar takimet me të dërguarin e parë të Soros në Shqipëri, Fron (Fran) Nazi, në vitin 1991
33) Njeriu i tyre në Tiranë
34) Implikimi i Fevziut me mafien italiane, për trafikun e armëve kimike
PJESA E GJASHTË
ANTIBERISHIANI GAZIDEDIAN
35) Intervista e Fevziut në dhjetor 1991, si çelës politik
36) Misioni i Fevziut tek agjenti i vjetër i Sigurimit të Shtetit, në SHBA, Luan Gashi, “Kim Philby” shqiptar
37) Në zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe në protestën e opozitës në 28 maj, në Sheshin “Skënderbej”
38) Aventura e çuditshme e Fevziut me bosin e Fondacionit “Populli”, Bashkim Driza
39) Libri që nisi si biografi e Sali Berishës dhe që përfundoi si biografi e Enver Hoxhës
40) Zëdhënësi i shërbimit të fshehtë grek në skandalin e përgjimit të ambasadorit italian në Shqipëri, në 1997
PJESA E SHTATË
EMISIONI TELEVIZIV “E DIELA DEBAT” DHE “DEBAT” I FEVZIUT
41) “E Diela Debat”- i pari në radhën e emrave të emisionit që do të ndryshojnë si mbiemrat e tij
42) Fevziu dhe kryetari i Komisionit Shtetëror të Kontrollit të Figurës së zyrtarëve, Nafiz Bezhani
43) Si e mbuloi Fevziu në emisionin e tij Luftën e Kosovës në vitet 1998-99
44)“Arratia” e Fevziut në Afrikën e Jugut, në momentet më dramatike të Luftës së Kosovës
45) Emisioni “Debat” i Fevziut në Tv Klan
PJESA E TETË
EMISIONI “OPINION” I FEVZIUT NË TV KLAN
46) Kur “Debati” pjell “Opinionin”, ku s’ ka as debat dhe as opinione
47) Emisioni “Blend”, ose lufta totale e Fevziut kundër Top Channel
48) Dy intervistat e ambasadorit amerikan, Arvizu në emisionin “Opinion” të Fevziut, në 2011
49) Si u tradhtua skenari i parapërgatitur në intervistën e Fevziut me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, në 26 janar 2012
50) Opinionistët fiksë të emisionit “Opinion” të Fevziut
PJESA E NËNTË
BERISHIANI I VONUAR, MË I FITUARI
51) Politikani Blendi Fevziu
52) “Rasputini” i Berishës, “Puck” i Nanos
53) Gjetja e “zhivës së kuqe”: Pasuria, ose “Pashallëku” i Fevziut
54) TEGucigalpa
55) Fevziu i ftuari special i Samir Manes dhe Kryeministrit Gruevski në promovimin e “Skopje City Mall”
PJESA E DHJETË
GAZETARI I FJALËS SË SHKRUAR
56) Fevziu, gazetar i dështuar i fjalës së shkruar
57) Disa nga gabimet që tregojnë injorancë, në shkrimet e Fevziut
58) Pseudohistoriani i shtypit shqiptar
59) Fevziu në librin “Kurban” të Edi Ramës
60) Reportazhi i Fevziut: Si triumfoi Berisha ndaj vullkanit Eyjafjallajokull në prill 2010
PJESA E NJËMBËDHJETË
PSEUDOBIOGRAFI I ENVER HOXHËS
61) Metodologjia sharlatanore e librit “Enver Hoxha” të Fevziut
62) Gabimet kronologjike të Fevziut për jetën e Enver Hoxhës
63) Gabimet në fakte të Fevziut në librin “Enver Hoxha”
64) Përdorimi i gabuar nga Fevziu i termit “Sekretar i Parë”, për Enver Hoxhën
65) Gabimet në përdorimin e fjalëve në librin “Enver Hoxha” të Fevziut
66) Libri i Fevziut “Enver Hoxha” është e para biografi për Anastas Plasarin, jo për Enver Hoxhën
67) Aurel Plasari, i përzgjedhuri i Fevziut si shembulli i intelektualit të përndjekur nga diktatura, për shkak të biografisë
68) Gabimet mbi Bllokun e udhëheqjes komuniste në librin “Enver Hoxha” të Fevziut
69) Disa “perla” të injorancës së Fevziut në librin “Enver Hoxha”
70) Historitë e dashurisë të Enver Hoxhës në librin “Enver Hoxha” të Fevziut
71) Filmi “Enver Hoxha” i Fevziut dhe fabula e La Fonten “Qeni dhe hija e tij”
Epilog
72) Beu i fundit