Fevzo ka nisur të rrëfejë bisedat e tij private me shërbimet sekrete në Shqipëri.
Në një nga daljet e tij publike, ai vendosi t’i tregojë të gjitha.
-Para një jave pata një bisedë me shefin e CIA, me Miken, tha Fevzo. Mike më mori në telefon sapo mbarova emisionin.
-Ke pak kohë të flasim në Viber, më tha, se nuk dua të përgjojnë. Me sa duket SHIK-u jonë se ka Viber në përgjim.
-Patjetër, i thashë, dhe hapa Viber.
-Shiko, më tha Mike. Kam fol dhe me Trumpin për situatën në Shqipëri dhe ai më ka thënë vetëm tek Fevzo ki besim.
Po të jap disa të dhëna, i dua t’i nxjerrësh në shtyp. Po mos e nxirr emrin tim. Anonim të lutem.
-Patjetër, i thashë.
-Kemi përgjimin e një policeje në Vlorë, që e ka mashtruar i dashuri, duke i thënë jam kushëri i Saimirit dhe do të ngre në detyrë.
Ajo ka pranuar, por në finale nuk është ngritur në detyrë.
Tani ajo i ka rrëfyer të gjitha. Janë gati 300 milionë euro hashash dhe ato financojnë politikën.
-E kuptova, i thashë. Tani e kuptoj përse ky Sandri nuk më merr më vete kur ikën tek Ed Rama, se këta përdorkan lekët e hashashit.
-Të jesh i sigurtë që po, më tha. Por po e shkruajte këtë, ata do të bien në gjunjë, se tani u duhet lidhja me ne.
Ndërkohë që po flisja me të, më vjen një sms nga Alberto. Alberto është drejtor i SISMI italian.
-Kur të jesh i lirë më shkruaj, tha, se kam një bisedë.
Ja mbylla këtij të CIA-s dhe mora Alberton.
-Si është puna, i thashë?
-Kemi foton e Damian Gjiknurit, tha, duke bërë fushatë elektorale dhe një nga njerëzit që po përplas shuplakat, është kushëri nga nëna i Habilajve. Duket shumë i gëzuar. Duhet ta publikosh këtë.
E mendova pak dhe mu kujtua që ky Sandri nuk më thotë më: “Eja të takojmë Damianin për një punë”, pasi ikën vetë me Zamirin. Kanë bërë lidhje të shkurtër.
-Patjetër, i thashë, do ta publikoj dhe të shikoj a do më kërkojë Sandri takim me të apo jo.
Se kështu hapen bythësh këta, mendojnë se unë shërbej vetëm si ndërlidhës me Edi Ramën.
Tani që kanë hy në lojë shërbimet, të shikojnë.
Dhe e vërtetë. Sapo e thashë këtë në shtyp, Sandri më tha, “duhet të pijmë një kafe me Damianin”, por unë i thashë “s’kam kohë”.
Ndërkohë që mbërrita në shtëpi i lodhur, shikoj Whatsapp-in dhe më kish çu mesazh Aleksandër Williami, ose Aleks Junger, siç e thërrasin shefin e MI6 angleze.
-Po ky ça ka, thashë me vete!
I ktheva përgjigje formale.
Kur ai menjëherë mu zbras.
-Vetëm ti na ke ngel në Shqipëri, tha.
Kemi foton e një kryebashkiaku që ka dalë në foto me një person në kërkim. Duhet ta publikojmë.
U mendova pak. E mora me mend. Ka kohë që Sandri e takon vetëm atë dhe nuk më thërret mua. Tani ta shikoj si do të reagojë, thashë me vete.
-Ma ço infon, i thashë, se ja rregullojë unë.
Kur të vijë dita do ta botoj.
I lodhur, rashë të flija. Kur bie zile e telefonit.
-Jam Federica Mogherini, më tha. Ti e di që unë tani mbuloj dhe shërbimin sekret të BE, si shefe kryesore.
A ka mundësi të flasësh pak me Edi Ramën ta shkarkojë këtë Saimirin nga funksionet politike dhe parlamentare, që të jemi në rregull?
-Patjetër, i thashë. Dhe u kujtova që Rama s’më ka marrë në telefon, ka një muaj.
Tani ta shikoj sa i vlen lëkura, thashë me vete.
Dhe i çova mesazhin e Mogherinit.
Sot në mëngjes, kur u ngrita, pashë që e kishte zbatuar urdhërin tim.
Kështu politikanësh janë këta. Mendojnë se unë nuk u duhem më, ngaqë janë lidh direkt me Sandrin.
Por nuk e dinë se me kë kanë të bëjnë.
Sikur te ishte vertete keshtu…