Kunati fillon operacionin për të shpëtuar djalin e dajës, nga dosja Habili

18 Tetor 2017, 19:35Antena TEMA

Pas publikimit të përgjimeve, ku fisi Habilaj me fisin Alimuçaj nga Vërmiku i Vlorës, janë të përfshirë në trafikun e drogës, Kunati filloi të retushojë përgjimet nëpër portale.

Të gjitha fjalitë e cituara filluan ta fshehin personin me të cilin fliste në telefon Habilaj dhe që i tregonte pazaret e drogës.

Në anën tjetër të telefonit, ose në përgjimet në makinë, është Maringlen Alimuçaj.

Këtu Kunati pati një tronditje.

Siç dihet, mamaja e Kunatit është nga fisi Alimuçaj dhe e ka dajë Vebiun.

Ndaj nxitoi të pyesë mamanë.

-Kemi ndonj kushëri në Vermik me emrin Maringlen ne?

-Ua kemi, si s’kemi të keqen, i tha mamaja.

Maringlenit ja vumë emrin si fis kur lindi, që të përfaqësonte të katër kollosët e marksizmit, Marks-Engels-Lenin-Stalin.

Po nuk u bë i mbarë për shkollë.

Harram ka qenë që i vogël.

Tani nuk e di nga bëhet, po me tregti merret.

-E kuptova, tha Kunati dhe uli zërin.

-Pse, i ka ndodhur gjë, tha mamaja?

-Jo, jo, tha Kunati. Desha të di çfarë i ka këta Habilaj.

-Po krushq të keqen i kemi pas. Kemi dhënë e kemi marrë. Krushq i kemi ne si Alumuçaj.

Kunati u turbullua.

Shkoi në zyrë tek Luli, dhe gjen gjithë krerët e partive.

E thirri pak Lulin mënjanë.

Dëgjo, i tha. Atyre Habilajve bjeru, por jo me emra konkretë, kurse atë që flet me Habilaj mos e përmend me emër, sidomos me mbiemër.

-Po pse ça ka, i tha Luli?

-E kemi kushëri nga dajat. Nuk është mire, se na zënë derën e shtëpisë tek mamaja.

Është ai djali që na ndihmoi kur nisëm pallatin në Vlorë, që tha, ua marr unë përsipër rrethimin dhe rojet.

-E kuptova, tha Luli. Lidhu pak me këta të shtypit t’ia heqin emrin nga portalet.

Të përqëndrohemi vetëm tek Habilajt.

-Po, tha Kunati, por dhe ata vetëm mbi mbiemer.

Me emër mos i përmend, se i ka kushërinj ky kushëriri jonë.

-E kuptova, tha Luli, dhe u kthye prapë në tryezën opozitare.

-Unë them sot të dalim në rrugë e mos të kthehemi më pa rrëzuar Edi Ramën, tha Monika.

-Me qetësi, tha Luli. Nuk kemi punë me emra trafikantësh.

As Habilaj, as Alimuçaj, askush. Kemi punë vetëm me Edi Ramën.

Duhet t’i kërkojmë atij dorëheqjen.

Po nuk e dha, pastaj ka punë me mua.

-Po ky ç’pati, tha Tit Vasili. Ky qe mirë pa ardh Kunati.

-Jam i vendosur dhe i prerë, tha Luli.

Ju lutem mos zini më në gojë emra trafikantësh.

S’kemi punë me ta. Vetëm me Edi Ramën.

Hajt ta firmosim deklaratën.

2 komente në “Kunati fillon operacionin për të shpëtuar djalin e dajës, nga dosja Habili”

  1. Amy says:

    e forte shume kjo, Mero !

  2. Gri says:

    Lul b.
    Shaka e hidhur kjo antene!
    Fol me Relen se kunati eshte trap. Ajo e di qe Alimucajt jane kushuri te 9 te sajmirit! He miku luaj bythen se me leket vehbiut u bere mbare ne Holland, pastaj nuk te dhame 11000 vota kot nga 400 ne vlore per krietar! Per kete dite…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje