Të nderuar deputetë!
Unë jam Lulzim Basha dhe dua të kërkoj ndjesë për atë që ka ndodhur pas zgjedhjeve të para pas vendosjes së komunizmit.
Duke kërkuar ndjesë si shqiptar për këtë që ka ndodhur, dua të dëshmoj njëkohësisht dhe diferencën mes meje dhe ish komunistëve xhelatë pas vendosjes së diktaturës.
Një nga të pushkatuarit quhet Riza Alizoti. Ishte deputet, pasardhës i familjes së madhe Alizoti, themelues të shtetit të ri shqiptar.
Çfarë bëri Alizoti që e pushkatoi Enver Hoxha?
Asgjë. Kërkoi zgjedhje të lira dhe të ndershme, kërkoi legjitimitet të qeverisë dhe kryetarit Hoxha, kërkoi të mos prisheshim me Perëndimin, të mos ikte SHBA etj.
Për kaq gjë u pushkatua.
Në një përballje të dytë pas 60 vitesh edhe unë kam pasur përballë një pasardhës të tij, Tomorr Alizotin.
Dhe ai njësoj si paraardhësi i tij, Riza Alizoti, më ka akuzuar mua për mungesë të zgjedhjeve të lira, për mungesë legjitimiteti si kryetar partie, për prishje të PD me Perëndimin dhe SHBA etj.
Po ku është diferenca?
Diferenca është e madhe. Mes meje dhe ish komunistëve ka një hendek të madh.
Unë nuk e vrava Tomorr Alizotin. Të gjithë e dinë që është akoma gjallë dhe bën propogandë kundër meje. Ai merr pjesë në tubime dhe emisione televizive ku më kritikon mua. Biles më ka ikur dhe nga kryesia e PD.
Unë thjeshtë e lë të lirë të ikë dhe nuk i bie më qafë. As e kam vrarë, as e kam burgosur, as e kam rrahur. Thjeshtë e kam zbuar nga PD. Kjo është normale në demokraci.
E përmenda sot këtë fakt, se është dita e duhur ku ndryshoj unë nga ish komunistët dhe ku ndryshon demokracia nga diktatura.
Faleminderit!