Firma Ha-Le, ofron një pazar të ri për Kryeministrin

8 Tetor 2017, 21:05Antena TEMA

Në rubrikën e sotme “Antena” po huazojmë një shkrim satirik nga Dritare.net, gazetarët e së cilës raportuan nga vendngjarja për masakrën mbi Vjosë.

I nderuar zoti Kryeministër,

Ka ca ditë që shtypi shqiptar më është vërsulur me shpifje nga më të ndyrat për një investim që unë po bëj në Këlcyrë. Akuza është që unë po marr ujin e burimeve që derdhen në Vjosë. Le të qetësohemi një minutë dhe ta marrim shtruar dhe unë tani ngre një pyetje e cila hedh poshtë gjithë pretendimet e tyre: Pse duhet të marr leje për të pirë ujë? Se fundja kështu shtrohet problemi! Nuk ka rëndësi që pastaj e fus në shishe dhe e shes. Se fundja ai ujë dëm po shkonte dhe derdhej në Vjosë, ku fshatarët pastaj hedhin qeset e plehrave. Por nga pikpamja filozofike, pse duhet të më pengoni të pi ujë?
Unë e di që juve ju kanë gënjyer sikur jam ortak me Argita Berishën. Kjo nuk është e vërtetë. Atëhere e hapa këtë fjalë që mos më ngacmonin banorët e zonës me letra anonime.
Tani dua të them dy fjalë më zemër në dorë. Unë dhe ti Pasha, jemi njësoj. Bojaxhi ti, bojaxhi unë. Tjetër punë se ty të eci fati dhe lyeje muret e Tiranës, ndërsa unë vetëm shtëpitë e gjirokastritëve.
Po të na e kishte prurë fati, do ishim njohur qysh në kohën kur unë çoja emigrantë klandestinë. Ti shkove në Francë, pa po të shkoje në Greqi, do kishe kaluar nga dora ime se s’bën. Sa kam nxjerrë unë shqiptarë në Greqi për një vit, nuk ka nxjerr Ministria e Emigracionit për dhjetë vjet.
Tani që t’i bie drejt e drejt unë, më lër ta ndërtoj atë depozitën. E gjitha kjo zhurmë erdhi se ata pisat e “dritare.net” shkruajtën të parët. Pastaj nga inati foli edhe Mero i Temës se ka shtëpinë e babait nga kjo zonë, dhe në fund këta të shoqërisë civile.
Po ti e di që këta nuk të prishin punë. As për fshatarët e zonës mos çaj kokë se nuk flasin. Këta shitën në Kosinë, eshtrat e gjyshërve për 50 mijë lek dhe mbushën varrezat e ushtarëve grekë.
Unë them ta mbyllim këtë punë bashkë me njeri-tjetrin me të mirë. Por nëqoftëse vazhdon të më biesh në qafë, do të ta bëj si Nerënxi e do ankohem në Greqi që më shkelni të drejtat si grek që jam. Dhe atëhere do më hapni rrugë me një këmbë si Çeçua.
Po e mbyll këtu me shpresë që do merremi vesh se e di që ti i ke pikë të dobët ata me para. E ndjej që nuk je zemëruar me mua, deri sa nise Klosin me Qaton për inspektim.
Po do të shtysh kohën duke prishur ndonjë objekt, të jap unë nja dy emra nga Këlcyra, se kanë rregulluar çatitë e stallave.
Me shpresë në një marrëveshje,
Yti Harrilla/dritare.net

7 komente në “Firma Ha-Le, ofron një pazar të ri për Kryeministrin”

  1. Ben Ali says:

    Bojkotoni produktet e Ha-Les

  2. Flm says:

    Dhe mashtrimi i MAFJES qeveri-media vazhdon ……

  3. Elton says:

    VETEM AJO SHPREHJA QE I ” KE PIKE TE DOBET ATA ME LEKE ” ESHTE PERKUFIZIMI ME I BUKUR PER KETE HAJDUT TE PANGOPUR SI EDI RAMA ME SHOK..HAHAHA..
    PUPU PERLE ISHTE..
    NATEN BASHKEVUAJTES NATEN!!

  4. tomsojeri says:

    Be ravoooooooo Hari Le………..Nuk dija se paskemi ber kot zgjedhje e paskemi ven nje kryeminister ne krye per te na cuar atje ku enderojm e atje ku na premton qeveri e tij ! Po pse a lum madh ,trim i fushave dhe lumejve ,nuk vure kanditaturen , te na ngopje me uj Vjose e te na freskoje ne ditet e nxehta ashtu me uj qyl, qe te fali Zoti te pish sa te duash ti dhe ne, e te gezonim sot nje opozit inegzistuse, qe te jep kurajon ty te shkruash keto rjeshta ! Po prit o Hari,Vjosa nuk ka burim vetem aty ku po nderton zotrote e le te turemi te gjith te “pijm”uj nga burimet e saj ! Kte uj or kumbaro ti e shet , passi ta dhuron Vjosa e ter shqiptareve dhe mos u turr te ndertosh e maresh pa ju mar lejen atyre ! Po ku ta gjesh ti kte moral,kur i drejtohesh kryeministrit te shqiptareve me gjuhen e COrleones apo Eskobarit ..Ironizon ,je cinik dhe kercenus e kjo tregon se ne cfar “anije” po udhetojn shqiptaret ! E tani dua te pyes : Ata emigrantet ,qe i paske kaluar keshtu kope, mos mes tyre jan edhe ata qe ja shkelen nga burgjet me emra e mbiemra te tjetersuara dhe ben kerdin ne atdheun tend e u ben nje i njom me te thatin,sa tani jemi ber barsalet !!!
    KJo leter , esht poshterim ,esht demonstrim, leter e nje niveli qe tregon se ne Shqiperi mbizoteroni JU per te cilet flet ambasadori Amerikan

  5. tomsojeri says:

    Modedrator ,gabimisht komentova duke mos ven re anen humoristike te shkrimit !!!!!

  6. tomsojeri says:

    Modedrator ,gabimisht komentova duke mos ven re satiren e ktij shkrimi !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje