Harri propozon që Uji “Trebeshina” të quhet Ha-LE

6 Tetor 2017, 21:01Antena TEMA

Pas zhurmës që ka nisur kundër përpjekjeve për të betonizuar bregun e Vjosës në grykën e Këlcyrës për interesa të një kompanie private, Harri thirri një këshilltar për imazhin e tij.

-Shiko pasha pse të thirra, e nisi Harri.

Po ja mo, kam një fabrikë aty në Këlcyrë, por nuk është ujë i mirë.

Është ujë pusi dhe aty më lart ka një stallë bagëtish, dhe vjen dhe urina e tyre.

Vjen erë uji d.m.th.

Tani mo pasha, pashë një burim përballë fabrikës.

Ikën kot dëm, shkon në Vjosë.

Në pranverë ka plot, del si ujëvarë, tani në vjeshtë bie pak por, ka plot ujë.

Thashë ta mbledh në një depo betoni e ta fus në fabrikë.

Po më janë turrur keq mo pasha, s’më lënë të bëj punë, si t’ia bëj?

-Po shiko provo të punosh me komunitetin aty, bëj ndonjë gjë për ta, tregoju që ti paguan taksa për ata, e kështu gjërash.

-Po jo mo pasha, se taksat si kam paguar, se kam pas ca halle, po çfarë të bëj ndonjë gjë tjetër?

-Po mire, shiko paraqite si të domosdoshme ujin “Trebeshina” për të ardhmen e zonës aty…

-Po jo mo pasha, ata kanë ujë plot, pinë në burime, ku duan ujë në shishe ata.

-Po shiko kap anën fetare. Thuaj “unë kam ndihmuar të ndërtoj këto varrezat e ushtarëve në krah të ujit “Trebeshina” që të pijnë ujë dhe vëllezërit tanë grekë, rënë në luftë…”

-Po jo mo pasha, dhe kjo më duhet, se hapet llaf pastaj që unë po shes ujë të vdekurish, që kalon nëpër varreza.

Më hapet nami që ka dhe sëmundje uji.

-Po çfarë të të them tjetër, nuk e di, tha këshilltari. Qënka rast i vështirë.

-Po ja, sikur të ndërrojmë imazhin e kompanisë.

T’ia heqim emrin ujit “Trebeshina”, t’i vëmë një emër tjetër që lidhet me emrin tim…

-Po mirë mo, e bëjmë, i tha këshilltari.

Zakonisht merren dy inicialet e para të emrit dhe dy të parat e mbiemrit.

Po ti e ke ters, se dy të parat i ke HA, dy të mbiemrit i ke LE, dhe të del emri i firmës HA-LE.

-Emo pasha, ke të drejtë.

Dhe emrin e kam ters për këtë biznes. Në hall jam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje