Debati i parë në Kuvend i Lulit me Ramën ishte për erën e zyrave.
Duke debatuar me të në Kuvend për prishjen e zyrës në Bashki, Rama i tha se në zyrat e PD, vjen era qepë.
Duke qenë se ishte debati i parë në Kuvend, Kunati ndjehet i shqetësuar përse Rama i tha që SHQUP vjen era qepë.
Për këtë, shkoi në SHQUP dhe shpalli aksion.
U kërkoi atyre të kafesë, të mos shesin më raki me qepë dhe gjizë.
-Nuk shesim, i thanë ata, po Ristani i sjell me vete.
-Mirë, të ndalohet dhe ai të mos hajë më qepë këtu, tha Kunati.
Masa e dytë që mori ishin rojet.
-Të verifikohet çdo i huaj që hyn në SHQUP, u tha. Nëse shikoni që era e fortë e qofteve dhe qepës mbyt mjedisin, futini një sprajt tek hundët, mos ta ndjejë.
-Dakord, thanë rojet.
Kështu, situata u vendos nën kontroll dhe Kunati po dukej i kënaqur.
Për të bërë diferencën dhe për të përhapur lajmin që tek SHQUP nuk vjen era qepë, i tha Ristanit të ftojë për një kafe me takt, ish- deputetin Ruli, si kundërshtar i Lulit .
Pas kësaj, porositi rojen që kur të kalojë ish- deputeti Ruli tek porta, ‘lëshoni sprajt që t’i zihen hundët’.
Ruli erdhi dhe u ul në kafe.
Ristani e priti tek dera dhe e ulën në tavolinë.
Ruli hodhi disa herë sytë rrotull dhe pa që të gjithë po pinin raki, por mezet nuk dalloheshin.
Dyshemeja ishte e pastër, në banak kishte rregull, dhe të gjithë silleshin si zotërinj.
Ristani kishte hedhur vetë spraj tek hundët dhe ishte i sigurtë që era e qepëve nuk ndihej.
-Hë, si të duket kafja, i tha Ristani?
-Po mirë e keni rregulluar, tha Ruli, më pëlqen. Më parë nuk ka pasur kaq rregull.
-Ka dalë mire, tha Ristani i gëzuar. Dhe fytyrat e njerëzve kanë ndryshuar. Dhe klientët e kafesë janë më normalë, vetëm ndonjë gotë raki pijnë.
-E shikoj, tha Ruli, po prapë vjen era qepë.
-Si ka mundësi, tha Ristani, unë nuk ndjej gjë! E ke paragjykim, nga që ke dëgjuar Ramën.
-Jo, jo, por sa hyra, filluan të më lotojnë sytë, i tha Ruli, se nga hunda as nuk ndiej gjë.
Fantastike.
Faleminderit Antenes.
HURDHA NXJERR SEMUNDJEN ,QEPA NUK E NXJERR SEMUNDJEN ,KURSE RAKIA CFAR KA BARKU NXJERR BARDHAKU DHE KESHTU IKEN MACJA BREDHIN MIJT