Pas debatit për fraksionet brenda PD, Kunati reagoi përmes një njoftimi publik, përse Luli është kundër tyre dhe përse nuk kanë të ardhme në PD.
“Të nderuar demokratë!
Disa individë brenda PD, po kërkojnë të shkatërrojnë Partinë Demokratike, duke kërkuar të rivotohet Luli dhe fraksionistët brenda saj. Është një situatë e ngjashme në të cilën ka qenë shoku Enver në vitin 1942 kur Fraksioni i “Qorrit” dhe “Xhepit” si dhe grupi i “Zjarrit”, po përpiqeshin të minonin luftën e tij, me ndërhyrje nga jashtë.
Partia Demokratike është kundër këtyre fraksioneve, për disa arsye.
E para fraksionet nuk janë në traditën e partive politike shqiptare. Që nga viti 1912 e deri më sot, asnjë parti nuk ka lejuar fraksione brenda saj. Ata që e kërkojnë këtë e kanë pretekst për t’u larguar.
E dyta ka të bëjë me vetë historinë e PD. Që nga viti 1990 nuk kemi lejuar asnjëherë fraksion, edhe pse e kanë kërkuar rregullisht këtë që nga viti 1992. Kushdo që ka kërkuar fraksion, Doktori u ka treguar derën dhe janë larguar, dhe pastaj janë kthyer kokulur në PD. Shembulli pozitiv është Pollo, Shehu, Murrizi, Ndoka, Imami etj. Kështu duhet të sillemi dhe me këta të fundit. Është e vetmja mënyrë që të kthehen kokulur në PD.
E treta që është dhe më e rëndësishme, pas kërkesës për fraksion, fshihen qëllime të errëta. Ata duan zyrë në PD, duan t’u pagujmë qiranë brenda SHQUP, duan t’u paguajmë dritat dhe ujin dhe kërkojnë të përdorin të njëjtat tualete si dhe ne. Kjo është e papranushme, është një punë që vjen erë, pasi është një mënyrë për të marrë PD nga brenda. Këtë nuk do ta lejojmë kurrë!”
undefined