Kunati komenton intervistën e Lulit, pas Doktorit

15 Shtator 2017, 19:12Antena TEMA

Të dashur demokratë.

Për të gjithë ata që janë të shqetësuar për konfliktin mes Lulit dhe Doktorit, dje u dha nje mesazh i qartë.

Përveçse miqësia e Lulit me Doktorin është e palëkundur, ajo që është kryesore dhe që ka qenë qëllimi kryesor i gjithë këtij debati, është që t’iu mbushet mendja demokratëve dhe atyre që nuk janë demokratë, se Luli është më në fund kryetari i PD.

I gjithë ky debat u bë për të kuptuar që tani e tutje, nuk keni punë të kapni jo Zenin, jo Gitën, jo Abin, por vetëm Lulin.

Mua këtu më keni për çdo ndihmë dhe çdo nevojë.

Doktori e pranoi vetë këtë debat, dhe i tha Lulit se do bëntë çfarë të ishte e mundur t’ua mbushte mendjen shqiptarëve që nuk është ai kryetar partie, por Luli.

Ky ka qenë debati real mes tyre.

Sa për vërejtjet që bëri Doktori, ato janë të sakta, por Luli i tha Doktorit ‘bëji ti, se unë nuk jam mësuar të bëj autokritikë’, dhe Doktori e bëri me shumë qejf.

Nuk kemi probleme që na ndajnë me të.

Përkundrazi, tani na bashkojnë më shumë se kurrë, shumë gjëra.

Edhe Doktori ka humbur zgjedhjet më 2000, 2001, 2003, po nuk ka dhënë dorëheqje.

Edhe Luli nuk ka pse të japë, edhe pse mund t’i humbasë prapë zgjedhjet më 2019.

E rëndësishme është që të dihet se kush e drejton partinë dhe ku duhet të paraqiten kandidatët.

Kjo ka rëndësi, pasi deri tani shumë kandidatë shkonin tek Doktori dhe tek ne vinin duarthatë.

Kjo na demotivonte dhe ne ti mbështesnim.

Tani besoj është e qartë situata dhe gjërat do ndryshojnë për mirë.

Faleminderit Doktor.

Faleminderit gjithë demokratëve për mirëkuptimin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje