Gjatë festimeve maratonë për 20 vjetorin e “Opinion”-it, pika kulmore ishte kur kryeministri i vendit, u bë gazetar dhe Fevzo kryeministër.
Ideja ishte për të treguar si e dëshiron kryeministri shtypin shqiptar.
Për këtë, Fevzo i dha fjalën se do kishte përgjigje model.
Rama: Pyetja ime e parë është a ka korrupsion në gazetari. E kam fjalën, nëse gazetarët e përdorin profesionin për përfitime personale?
Fevzo: Është një nga gjërat që urrej më shumë në jetë. Qysh kur kam nisur të shkruaj në vitin 1991, qëllimi im ka qenë pikërisht të bëj një gazetari të ndershme, larg interesave personale.
Ka pas shumë kryeministra që kanë dashur të më korruptojnë. Dikush më ka kthyer pronat, disa më kanë kthyer dhe ato që nuk kisha, disa më kanë dhënë leje, Doktori shkoi në ekstrem, më fali dhe rrugët e lulishteve për të bërë një qendër biznesi, rrëshqiti pronën e Toptanëve nga kodrat e Hamallaj në det, vetëm e vetëm që unë të bëhesha servil i tij, por në fund e pa që dështoi. Unë nuk ju përkula dhe ai nuk më flet më me gojë.
Të njëjtën gjë ka dashur të bëjë më parë dhe Meksi, Nano, Meta, Majko e me radhë.
Dhe ju vetë e keni provuar kur keni tentuar të me jepni leje si kryebashkiak, apo të më bëni favore si kryeministër. Unë i kam refuzuar.
Biles sot që po flasim ka një tentativë nga Bashkia e Tiranës, për të më njollosur. Kanë marrë pronën e gruas sime tek stadiumi “Dinamo” dhe po japin një pallat ngjitur me dritaret e pallatit të diplomatëve. Kujtojnë se do më blejnë mua. E kanë kot. Është gjë me të cilën nuk bëj asnjë kompromis.
Por kjo nuk do të thotë se nuk ka gazetarë të korruptuar. Nuk dua të përmend emra, por ka plot të tillë, sidomos reporterë që për një dhjetë mijë lekësh, bëjnë kronika pozitive për biznesin.
Rama: Ç’mendoni për protagonizmin e gazetarëve dhe vetë “Opinion”-it në vend?
Fevzo: Në Shqipëri ndodh një gjë e shëmtuar. Gazetarët përpiqen të paraqiten si njerëz të rëndësishëm. Është gjëja që urrej më shumë. Gjithë jetën kam ruajtur një profil modest. Edhe këtë festë që po e organizon Sandri, isha kundër. I thashë mos e bëj këtë se do vërshojë gjithë Shqipëria këtu dhe nuk përmbajmë dot njerëzit. Duhet të jemi modestë. Por ai e mendoi se ka rëndësi dhe ndihem në siklet nga gjithë këto festime e nderime.
Nuk e kam pritur gjithë këtë dashuri, por mendoj se modestia ime është faktor kyç për gjithë këtë.
Rama: Çfarë mendon për gazetarinë investigative?
Fevzo: Është një gjë që e pëlqej në parim, por nuk e kam praktikuar, pasi këtu t’i marrin njerëzit për sulme personale. Nuk kam dashur të lëndoj njeri këto 20 vjet dhe nuk jam përzier në zhanre të tilla gazetarie.
Më ka mjaftuar ti ul aty dhe të zihen me njëri- tjetrin. Nuk kemi pse u qepemi njerëzve nga pas për t’i etiketuar doemos për punët e tyre, apo bizneset e tyre.
Rama: Cili duhet të jetë qëndrimi i gazetarit ndaj qeverisë?
Fevzo: Mendoj se duhet të bëjmë një gazetari konstruktive, të ndihmojmë qeverinë me kritikat tona dhe jo ta pengojmë atë.
Fjala vjen, kam shumë vërejtje për qeverinë tuaj të re, pasi i pashë ministrat kur u mblodhën ne Velipojë dhe disa ishin veshur shumë keq. Kostume të pakombinuara, ministret femra me veshje modeste, plus pashë që, përveç orës tënde dhe Taulantit, të tjerët kanë orë jo prestigjoze. Duhet më shumë klas në qeverisje.
Rama: Ç’mendoni për opozitën?
Fevzo: Opozita duhet të jetë konstruktive. Ajo duhet të jetë e pranishme në emisioin “Opinion” dhe të japë aty mendimet që ka për qeverinë.
Po ashtu, duhet të jenë të vemendshëm të lexojnë intervistat e mia, apo shkrimet kur kam rastin të bëj, për të marrë ndonjë ide se si duhet të veprojnë. Nuk duhet të mbeten peng të ideve të Doktorit.
Rama: Në fund desha të dij mendimin tënd për zhvllimet në Kosovë dhe Maqedoni?
Fevzo: Më telefonoi dje komisioneri Hahn dhe i kam shpjeguar se do të ishte mirë që Kosova të ketë ministër të Jashtëm Pacollin. I tregova intervistën time mbreslënëse me të. Ai e paska pas gjyshin ushtar të mbretit të Jugosllavisë, dhe paska qarë kur u vra Esat pashë Toptani, pasi u shapll zi në Beograd. Vet paska qenë ushtar i Gardës së Titos. Po ashtu, njeh dhe vajzën e Jelcinit, presidentin e Kazakistanit etj. Ai mbante një orë Philip Patec 60 mijë euro, dhe më impresionoi, se më tha ka katër të tilla. Me një orë të tillë ai mund të sigurojë një njohje të Kosovës. Edhe me Zajevin kam folur një ditë dhe e qortova rëndë, pasi nga që vjen nga një fshat i Maqedonisë, vishet keq dhe mban gravata të gjera. I kam thënë që duhet të konsultohet me emisionin “Opinion” të martave për tendencën e modës, dhe ra dakord. I thashë që Gruevski iku se nuk më dha mua intervistë, dhe ra dakord të më japë në rastin më të parë. Mirë më duket në tërësi situata.
Rama: Faleminderit për përgjigjet e sinqerta dhe ju siguroj që jeni një gazetar model, nga i cili duhet të marrë shembull gjithë shtypi.
Fevzo: Faleminderit, që gjetët kohën të më intervistonit.
Beri te fala Sandrit,oh,,, (Sateme).Sa hpejt qe degjenerohen keto njerez,Sa shpejt qe keto tradhetojne jo vetem karakterin e tyre por edhe premtimet q I japin popullit para zgjedhjeve. Beri te fala Sateme ,Oh me fal Sandrit.
undefined
Blendi Fevziu, faqeziu, te qifte Kina mbare racen qe ke, qe te shpelahet nje here e mire gjaku i zi i Fevzinjve dhe Toptanasve nga Shqiperia e mjeruar. Tallet Mero me ty o bajge e njerezit te kujtojne per Pipo Baudon qe nuk i vjen anash as rreze qimeve te buthes.