Pak para fillimit të sesionit të ri parlamentar, Kunati po përpiqet të ngrejë moralin e demokratëve.
Për këtë, ai ka përhapur fjalë se Luli tani është lidhur me gjermanët dhe ata i kanë premtuar se do ta kthejnë në pushtet:
“Gjithçka nisi pas takimit të Lulit me Ramën.
Merkeli ka qenë shumë e lidhur me Ramën dhe ishte mërzitur që Luli nuk e dëgjoi për të dalë nga çadra.
Ajo ja kishte thënë këtë dhe Ramës.
Gjatë takimit të tyre prej tre orësh, Rama ja kujtoi Lulit këtë detaj.
Luli i tregoi të vërtetën, se si Merkeli i kishte bërtitur në Maltë, dhe nuk e kishte lënë të bënte as fotografi.
-Do ta zgjidh unë, i tha Rama, mos ki merak.
Dhe kështu bënë.
Rama foli me Merkelin dhe i tha që “Luli është djalë i mirë, por unë nuk e kisha njohur”.
-Gut Gut, i tha Merkeli. Atëhere po i bëj telefon.
-Do flasim nga afër, i tha Rama, dhe duhet të zbutësh qëndrimin me të. Dërgoji dhe një grup ekspertësh për fushatë, të krijojnë idenë si po shkojnë zgjedhjet.
-Gut, tha Merkel.
Dhe kështu u bë.
Erdhën gjermanët për fushatë, na bënë dhe programin ekonomik, ndoqën fushatën dhe pastaj bënë atë raportin që analizonte pse humbëm zgjedhjet.
Luli u mërzit shumë dhe u ankua për raportin.
-Prit, i thanë ata. Misioni jonë nuk ka mbaruar.
Ne do të lidhim ty me Merkelin. Do t’i mbushim mendjen asaj që nuk je mashtrues dhe se mund të të lejojë herë tjetër të dalësh prapë në foto.
Luli e pranoi pazarin.
Pastaj erdhi momenti që Rama formoi qeverinë dhe nuk e futi Lulin në qeveri.
Luli u shkroi prapë gjermanëve.
Ata i thanë se Rama nuk kishte mundësi, pasi i ka fituar vetë vendet në parlament, por do shikojë mundësinë për më vonë të bashkëpunoni për ndonjë reformë.
Kështu po mendojmë kë reformë të zgjedhim për të bashkëpunuar, reformën elektorale, apo reformën kushtetuese.
Në varësi të zgjedhjes që do bëjmë, Rama do flasë me gjermanët dhe do t’u thotë atyre përsëri që “Luli është djalë i mirë”.
Nëse ndodh kjo, pastaj e kemi të sigurtë që do të ndodhë mrekullia.
Merkeli do marrë në telefon Lulin dhe do dalin prapë në fotografi.
Pastaj Rama merr fund.”