Në kulmin e një debati të madh për provokimin rreth mbulimit të pamjes së Skënderbeut nga sheshi përmes ekraneve “Led”, Kunati vendosi të ishte i kujdesshëm.
Ai i rekomandoi Lulit “të mos flasim për këtë punë deri sa të flasë Doktori”.
Ndërkohë që debati u bë i nxehtë dhe u pa që me fotot ishte spekuluar, debati po shuhej.
-Çfarë të bëjmë, i tha Luli?
-Lere se u shua, i tha Kunati. Nuk besoj se kërkon njeri të flasim.
Por pikërisht në këtë kohë, në korridoret e PD filluan të flasin.
Dikush ngrinte zërin kundër Skënderbeut, dikush mburrte Zenin.
Situata po trashej shumë.
-Po shajnë Skënderbeun në godinën e SHQUP, i tha dikush Lulit
-Si është e mundur, tha Luli! Kush janë ata? Të nxirren jashtë nga godina menjëherë.
-Sot ishin shumë, i tha roja. Dëgjova mbi dhjetë vetë që shanin Skënderbeun dhe thoshin ka të drejtë Zeni.
-Më sill emrat në zyrë dhe do t’i zboj të gjithë nga godina, i tha Luli.
Thirri Kunatin në zyrë dhe i dha urdhër.
-Kam informacion që këtu po shajnë Skënderbeun, i tha. Dua informacion të hollësishëm, kush e shan, pse e shan dhe kush i paguan.
Kam frikë se pas tyre qëndrojnë këta të vjetrit që kam heq nga lista.
Kunati i hyri punës.
Pas gjysëm ore e kishte raportin gati.
-E paska sharrë Zeni, tha.
-Si, Zeni, tha Luli i çuditur!?
-Po po, Zeni e ka sharrë.
-Po çfarë ka thënë, i tha Luli?
-Ka thënë që e kemi të ndaluar të falemi para Skënderbeut, ndaj e mbuluam.
-Çfarë thua mo burrë se na ngrive gjakun, tha Luli. Unë mendova se kanë sharrë Skënderbeun tonë, Sali Berishën. Thashë çe gjeti Zenin. Se ai bën lojë dyfishe ndonjëherë. Dhe kur kisha unë zgjedhjet, bënte si i pakënaqur, ndërkohë që unë isha në rregull me Skënderbeun.
Tashë mos u çmend prapë.