Sot gjithë ditën në zyrat e AKU, që merret me garantimin e ushqimit në Shqipëri, kishte një debat mbi krimbat e gjetura në qeset me fruta të thata të Nerënxllarit.
Inspektorët thoshin që “nuk veprojmë dot, se jemi çamë dhe ai na akuzon në emër të Greqisë sikur i kemi shpikur ne krimbat”.
Të tjerët që ishin socialistë, po ashtu u tërhoqën, se thanë “ai akuzon Edi Ramën se më ka fut krimbat në qese”.
Situatën e zgjidhi një inspektor, i cili tha se duhet pyetur Nerënxllari, ku i gjen lajthitë që shet.
Hapën deklaratat e origjinës dhe doli se ai deklaron që i ka mbjellë lajthitë në tokën e Shën Pandos në Potam.
Atëhere një grup inspektorësh u nisën të zbulojnë përbërjen e tokës në Potam.
Shkuan në gjykatë, pyetën e kujt është toka?
“Po ka qenë tokë e Kishës që ja patë marrë njëri në atë kohë të largët të vitit 1923 dhe akoma nuk ja ka paguar Kishës. Kështu që është tokë e mallkuar dhe prodhon krimba”.
Inspektorët u lehtësuan.
-Kjo është arsyeja, thanë. Nuk paska faj Nerënxllari, por ai i vjetri që si ka paguar lekët Kishës.
Shkuan tek zyra e Nerënxllarit.
Ai ishte mbyllur në zyrë, kishte fikur dritën, kishte vënë syrin në mikroskop dhe po studionte tokën me krimba.
-Ma ka bërë Edi Rama, ma ka bërë Edi Rama, bërtiste me vete.
Pastaj, pasi vazhdoi të shihte dheun pluhur në mikroskop, e tërhoqi një grimcë e bardhë.
E kuptoi që ishte masë e vogël skeleti.
U tmerrua nga frika dhe ngeli në karrige.
Mendoi shumë gjëra në vetëm një moment dhe duket se gjërat i përputheshin me tokën që mbolli lajthitë.
Gjyqe andej e gjyqe këtej.
Si mos të mjaftonin gazetat, OSSHE, AKU, Doganat, Tatimet, tani na doli edhe fatura e gjyqit me Kishën pa paguar.
Pastaj u kujtua se ajo tokë kishte qenë varrezë.
U turbullua përsëri, se nuk po dinte si ta lidhte me Edi Ramën këtë punë.
Ndërkohë, trokasin në derë inspektorët e AKU.
Nerënxllari u skuq i tëri në fytyrë.
-Edhe këtu më gjetët, tha? Doni të më dënoni për krimbat që më ka fut Edi Rama në frutat e thata?
-Jo, i thanë ata, qetësohu. Nga deklaratat e tua kemi zbuluar se ti i merr lajthitë tek kjo toka në Potam, kjo ka qenë Kishë, pastaj dikush i ka vjedh tokën Kishës, pastaj ka qenë varrezë dhe është tokë e mallkuar dhe zënë krimba gjithë pemët që mbillen aty….
Nerënxllari u qetësua.
U kujtua që lajthitë i merr në magazinat e skaduara të Stambollit, por tani i duhej të pranonte që i merrte nga Potami.
Më keq akoma, tani, ose do pranonte që kishte vjedh tokën e Kishës, ose do paguante për krimbat.
Ishte dilemë e madhe.
-Dëgjo, tha, keni të drejtë që ajo ka qenë tokë e Kishës, por problemi është se unë me Kishën jam në gjyq, nuk e hedh dot prapë.
Atëhere të hedh këta gazetarët që kanë gjetur krimbat, se kështu më bie më mirë. Dhe po fituam, ndajmë ndonjë lekë.
Inspektorët u çelën në fytyrë.
-Ne erdhëm të të ndihmojmë, i thanë, se ne kemi bërë analizat e krimbave dhe nuk janë të dëmshëm.
Njerëzit që i kanë ngrënë, janë të sigurtë që nuk sëmuren. Po deshe, na jep ndonjë lekë dhe mund të bëjmë dhe deklaratë që krimbat në qeset e frutave të thata, janë po aq të shëndetshme sa frutat, se nuk kanë kolesterol.
-Po mire, tha Nerënxllari. Po u jap ca qese frutash si fillim e më pas flasim. Pasi të fitoj gjyqet me këta gazetarët, do t’u jap lekë nga gjyqet.
Ne nje shtet anormal si Shqiperia artikuj te tille idiote shihen si kryevepra te gazetarise,te humorit,te patriotizmit dhe te izmave te tjera.Kjo eshte kenga e zhabes ne mocal. Krimba mund te gjenden kudo,ne cdo lloj frute e ushqimi te fresket ose te konservuar ,te njome ose te thate .Por idiotizmi I artikullit anormal ,pa emer te anormalit qe e ka shkruar ,duke ndryshuar edhe mbiemrin e biznesmenit ,duke future ne gojen e inspektoreve te koruptuar te mocalit shteteror emrin e Greqise dhe si qershine mbi torte emrin e kryeministrit shqiptar ,pra ky idioto-artikull eshte konkretizimi me I mire ie thenies se Konices :”Ne Shqiperi leu nje zanat I cuditshem,me I poshter se ai I hyzmeqareve te pendes:zanati I larove te pendes .” Me te tilla shprehje patriotizmi ceshtja eshte e fituar .Ishallah !Marshallah! Ju lutem botoni komentin tim!
Gazetar i manget. Artikull i pabotushem; ka koncepte mesjetare.
Si ore, ky “voriopordhikali” nerënxa-i bek xhiro atij myslimanit ne Stamboll? Ç`ben dulja i vockel, pse nuk merr masa?