Kunati i ka dërguar një mesazh përshëndetje deputetit të Shkodrës, Romeo Gurakuqi, pas ultimatumit që ai i dha Edi Ramës, që të mos bëhet kryeministër në shtator.
Gurakuqi i ofroi Ramës tre opsione për të shpëtuar kokën.
Njëri ishte të bëhej një qeveri teknikësh, të tipit Gurakuqi.
Tjetra, një qeveri socaliste pa Ramën kryeministër, dhe opsioni i tretë, një qeveri koalicioni, por pa Ramën.
Pas kësaj, Kunati i shkruan:
“I nderuar Romeo!
Shembulli juaj është ai nga duhet të frymëzohet çdo deputet opozitar.
Të bësh opozitë kur qeveria nuk i ka numrat është kollaj, por të bësh opozitë tani që qeveria ka më shumë se sa i duhet, është burrëri.
Ti je i pari deputet i opozitës që i tregove vendin Edi Ramës dhe e gjunjëzove, duke mos e lejuar të bëhet kryeministër.
Opsionet e tua janë opsione për shpëtimin e Shqipërisë dhe duhet t’i mbështesë çdo shqiptar.
Nëse Rama bëhet kryeministër pas kësaj, duke mos të pyetur ty, është problemi i tij.
Ti i ke dalë borxhit.
Ideja se një parti, meqë ka shumicën duhet dhe të qeverisë, është e gabuar.
Një parti duhet të bëjë atë që i thotë opozita, dhe duhet të dëgjojë zërat e arsyeshëm të saj.
Ultimatumi yt për Edi Ramën është një ndihmë e madhe në radhë të parë për Edi Ramën.
Nëse ai dëgjon këshillat e tua, pra nëse tërhiqet nga timoni, Shqipëria do të ecë në drejtimin e duhur.
Kjo qeveri, dhe sidomos kjo shumicë, duhet ta kenë parasysh se zoti ua dha një shenjë kundër timonit.
Ju e patë çfarë ndodhi me superdeputetin Rakipi, i cili nga gëzimi i fitores, humbi vemendjen dhe shtypi një qytetar në autostradë.
Kjo tregon se këta nuk janë të zotë për timon, prandaj duhet të heqin dorë nga timoni.
Rekomandimet e tua më pëlqyen shumë jo vetëm se i japin shans PD-së të hyjë në qeveri, por se ti ke guximin t’i thuash një kryeministri që ka rreth 78 mandate në dispozicion, të mos pranojë të bëhet kryeministër.
Rrallë do të gjeja ndonjë deputet tjetër ta thoshte këtë perlë.
Guximi yt duhet të shpërblehet doemos.
Kur mendoj se deputetët si Topalli, Patozi, Selami, Bregu, Imami etj, edhe sikur ti kishim urdhëruar, nuk do të pranonin ta thoshin këtë, ndjej një admirim të madh për ty që e the vetë dhe dole vullnetar për këtë ide brilante.
Shpresoj në të ardhmen të kesh ide të tjera si këto.
Këto do të na shpëtojnë nga opozita.
I yti, Kunati!”
Obobo, nuk I paska bere efekt mjekimi ketij! Vapa e Shkodres e paska bere keq fare. Urgjent duhet bere synet, se ndryshe do qelbe parlamentin.
Bile Gurakuqi duhet t’a keshillonte Ramen,qe ne se do tregohej burre zamani,vendin e kryeministrit t’ia jepte Bashes,sic i dha ministrite para zgjedhjeve!
Ishte kjo qe beri qe keto zgjedhje te ishin model qe nga viti 1990!