Zjarret që kanë pushtuar jugun duket se kanë origjinën tek konfliktet etnike.
Tensioni i lartë shqiptaro- grek, duket se ka përcjellë shkëndijat në kullotat e Dropullit dhe ka shkaktuar zjarret e mëdha në jug.
Për këtë, Policia e Shtetit po heton me hollësi dhe do të përgatisë një raport para dorëheqjes së ministrit teknik.
Nga konstatimet e para, vërehet se deklaratat e Dules janë të mbështetura me prova.
E para, zona e Finiqit dhe Dropullit është e rrethuar nga kullota, pa pyje të larta, të cilave mund t’u vësh zjarrin lehtë.
Qeveria shqiptare e ka bërë qëllimisht këtë gjë, pasi ajo nuk ka mbjellë pyje të lartë në këto zona.
Duke stimuluar kullotat pa bimësi, vetëm me sherebel dhe shkurre të vogla, qeveria shqiptare ka qenë largpamëse në planin e saj ogurzi për t’i vënë zjarrin këtyre territoreve.
Së dyti, faqja e malit mbi Dropull përshkruhet vetëm nga një rrugë dhe zjarret ndizen ose mbi rrugë, ose nën rrugë.
Asnjë zjarr nuk është ndezur fjala vjen në rrugë, ku mund të shuhej lehtë.
Kjo tregon se qeveria shqiptare e ka bërë qëllimisht këtë gjë, me qëllim që zjarret të mos shuhen.
Së treti, faqja e malit mbi Dropull ka shumë shkëmbinj gëlqerore dhe ndezja e zjarreve të forta mund të bëjë që të prodhohet gëlqere falas, të cilën qeveria e merr e shet për qëllime korruptive.
Kjo bëhet për të persekutar minoritetin grek në Dropull, i cili po falimenton ngaqë zjarret po prodhojnë gëlqere falas.
Së katërti, lumi i Bistricës, i cili kalon mes për mes Vurgut, u është shitur turqve dhe ata nuk të lejojnë të marrësh ujë për të shuar zjarret që kanë rënë në kullotat e fshatarëve grek.
Kjo është bërë qëllimisht, që minoriteti, siç thotë Dulja, të jenë i përvëluar buzë ujit.
E pesta, energia elektrike në zonë sa herë shpërthen zjarri, ikën.
Kjo është shumë e çuditshme.
Sapo zjarri i afrohet një shtylle tensioni, fare papritur bie linja dhe nuk ka më energji elektrike.
Kjo është kundër ligjeve të elektricitetit dhe është një ndërhyrje e qeverisë shqiptare kundër pakicës greke.
E fundit, që ka dhe shumë rëndësi, helikopterët dhe avionët që vijnë nga Greqia, shpesh herë janë keqorientuar dhe në vend të fikin zjarret që bien tek pakicat greke, kanë shkuar kanë fikur zjarre që kanë rënë në fshatra që nuk janë të pakicës greke.
Kjo bëhet me qëllim që të keqpëdoret ndihma e shtetit am të Greqisë për pakicën greke.
Kjo mund të shlyhet vetëm nëse në ato fshatra ku kanë fikur zjarre gabimisht, të shpallen pjesë e pakicës greke.
Si pasojë e zjarreve, shumë nga frutat janë tharë vetëvetiu, duke dëmtuar biznesin e frutave të thata, por për këtë do të paraqes një raport të hollësishëm biznesmeni Nerënxllari.
Ky raport do t’i bashkangjitet raportit për prishjen e garazhit në Himarë dhe do të trajtohet me një rezolutë të posaçme nga OKB.
Ore Z. Mero po te paraqes nje shqetsim tya si patriot. Ne shqiptaret i bejme gjerat sipas deshires dhe mundet qe ndryshojme edhe gjeografine.
Sot ne nje emision ne Tv News 24 duke folur mbi ishullin e Sazanit u tha tekstualisht keshtu : U nisen nga Vlore duke udhetuar neper Detin Jon dhe arritem ne ishullin e Sazanit !!!! Kjo Mero eshte e habiteshme. Qe ne antikitet Kepi i Gjuhezes ndan keta dy dete. Po qe Vlora eshte ne brigjet e Jonit kjo te habit! Keshtu edhe MInistria e Energjitikes flet per nje tubacion sekondar gazi qe do te ndahet nga TAB shume ne thellesi te Adriatikut per Kroaci dhe e quan ” Joniano-Adriatik”. Z.Mero mire me neve qe bejne cte duan, por a mundet te ndryshojne gjeografine e botes keta tanet???!!!
Kjo eshte njelloj si nderrosh emrin e hundes me te veshit, ate lejon anatomia?!
E kjo eshte estrad….vjen Greku me aroplana te shuaj zjarret ( pas lutjeve te politikes Shqipetare) pa paguar as gje dhe si faleminderit ne i akuzojme per zjare-venie.
Po sa hipokrizi, pa-turpesi, maskarallek fshihni o Shqipetare.
Fund-e-krye shpifje. Aspak per te qare, vetem per te qeshur si me nje artist estrade.
hahaaahaaa…edhe sikur ta lexoje Dulia,se mos i ben pershtypje thua?