Qendra Botërore e Sizmiologjisë falenderon qeverinë shqiptare

10 Gusht 2017, 19:33Antena TEMA

Në një letër dërguar nga Qendra Botërore e Sizmiologjisë, shprehet falenderimi i thellë për qeverinë shqiptare për metodën e re të parashikimit të tërmeteve dhe shpreh interesin e thellë që lidhet me regjistrimin e shpikjes, për ta kthyer në patentë që mund të shpëtojë vendin e varfër nga problem e tij.

Në letër thuhet:

“I nderuar kryeministri Edi Rama!

Mësuam nga shtypi se një zyrtar i juaj i lartë, ka arritur të bëjë të besueshëm paralajmërimin e tij, se pas zjarreve që kanë pushtuar vendin, do të ketë një valë tërmetesh shkatërrimtare.

Për ne është shumë domethënëse që kjo gjë është besuar nga shtypi dhe mjetet e informimit, dhe populli tani ka harruar rrezikun nga zjarri, por po mendon se si të shpëtojë nga tërmeti.

Ne jemi qendra më e specializuar në botë për studimin e tërmeteve dhe në gjithë eksperiencën tonë, kemi arritur të krijojmë vetëm një manual mbijetese nga tërmeti.

Sipas metodave tona shkencore, tërmeti ka mundësi të paralajmërohet nga 38 deri 55 sekonda para shpërthimit, kur toka fillon çliron energjinë që prodhohet nga lëvizja fizike.

Nuhatës më të mirë se ne, janë zakonisht brejtësit, që jetojnë në tunele apo anije, si dhe disa kafshë të tjera që kanë shumë të zhvilluara shqisat që ndjejnë energjinë përshkruese të tërmeteve.

Për këtë, ne kemi arritur në perfeksion të krijojmë manuale mbijetese, ku duhet fshehur kur nis tërmeti, në cilën pjesë të shtëpisë duhet të rrini, si duhet të dilni, kur duhet të riktheheni, sa të rrezikshme janë përsëritjet e amplitudave të tërmetit etj.

Edhe pse kemi qindra vite punë që merremi me këtë gjë, shumë pak vetë na besojnë.

Fakti që një zyrtarin tuaj e besuan menjëherë dhe kanë filluar të harrojnë zjarret, dhe po marrin masa mbrojtëse nga tërmetet, tregon se diçka nuk shkon tek ne, ose tek ju si popull.

Duke mos dashur të paragjykojmë popullin, po ja hedhim fajin vetes sonë dhe duam urgjent kontakt me këtë person, të na shpjegojë dhe ne, se si parashikohen tërmetet.

Nëse parashikimi vlen, ne mund t’u paguajmë miliarda euro për të regjistruar patenën si shtet dhe të zgjidhni shumë nga problemet tuaja ekonomike.

Në pritje të kontaktit me ju, shpresojmë t’u mbijetoni zjarreve të cilët janë të parashikueshëm, biles të parandalueshëm.

Qëndra Botërore e Sizmologjisë!”

4 komente në “Qendra Botërore e Sizmiologjisë falenderon qeverinë shqiptare”

  1. Selim Rroshi says:

    Ahahaha. Po vjen kumllaxhiu kumlla me na shit. Ne nuk duam kumlla vet jemi te rrumlla. Me kumllat e tuja rren shtetet e huja.
    Ahahaha
    Qeveria kummllaxhive. Kumull dretoresha re e hipitekes kumlla ky i mbrojtjes civile. E kummla i pari katunit me atlete adhidhas.

  2. Aldo says:

    Zoti Premçi eshte oficer policie shume i ate dhe i respektuar, nje nga te paktet qe Ju kundervu “biznesmeneve ” te kromit por qe te kishte mbaruar fakultetin e Gjeologjise per gjeofizike nuk e dija.
    Duke pare termetet qe rane tek fqinjet Itali Greqi Maqedonuse ( FYROM ) mendon se radhen e ka Shqiperia ( mos e dhente zoti se vetem kjo na mungon tani ). Nejse , vapa ben te sajen dhe zoti Premçi nuk eshte ndonje parashikues i çertifikuar.

  3. Vedat Shehu says:

    Permbajtja e kesaj letre s’ bazohet fare ne procesin e pregatitjes dhe realizimit te termetit, por permend vrojtimet me koncepte primitive per godittje sizmike sikur te jete ngjarje supetnatyrale qe parashikohet nga tipa si ostrodami

  4. Vedat Shehu says:

    Pra tipa me aftesi mbinjjerzore si Nastrodami mesjetar flasin qe pas zjarreve do te ndodhin fatkeqesi nga termetet. Me siguri kjo e ashtuquajtur leter eshte tallje antishqiptare.
    Me respekt per Edi Ramen qe s’ka asgje te perbashket me keto provokime.
    Vedat Shehu
    (Autor i teorise “Gjeoteoria e Trasformimit te Materies Kozmike ne Berthamen Energjitike te Tokes)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje