Kunati falenderon Tritanin: Kritikët e Lulit, fluturojnë me presh në b…

31 Korrik 2017, 19:14Antena TEMA

Kunati ka falenderuar sot publikisht Tritanin, pas vërsuljes së tij mbi kundërshtarët e Lulit brenda PD-së.

Pas një peticioni të PD, që kërkon mbledhje të Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe ndryshim të Statutit, Tritani ju vërsul kritikëve të Lulit, duke i akuzuar ata si të paaftë dhe sabotatorë të PD.

Pas kësaj, Kunati e falenderoi përmes një postimi të tij Tritanin:

“I dashur Tritan!

Reagimi juaj sot ndaj kundërshtarëve të Lulit, më ka bërë të besoj që ti je ai njeri për të cilin më kanë folur gjithë jetën, dhe që nuk ke për të ndryshuar kurrë.

Besnikëria jote ndaj partisë dhe kryetarit të saj, është pasuria më e madhe që ka PD.

Ti je i pari personazh i PD që qysh në vitin 1992, ngrite alarmin se armiqtë më të rrezikshëm të PD janë në gjirin e saj dhe ju vure punës derisa i fshive nga PD, njerëz që nuk i donin të mirën PD dhe që më vonë krijuan PAD.

Ti je i vetmi personazh i historisë së PD, që ke shkelur dhe mbi interesat e tua, për të respektuar kryetarin e partisë.

Siç e ka të shkruar vetë historia e PD, kur u largua Eduard Selami nga PD me shkelma bythëve, ti ishe i vetmi që edhe pse Doktori të emëroi kryetar partie, e thoshje në çdo vend, që kryetar i PD është Doktori, dhe ti mezi po prisje sa  të kthehej sërish në parti.

Ti je i vetmi, që edhe pse demonstruesit të morën dhe të përdhunuan në Lushnjë, dole optimist nga takimi, duke i thënë Doktorit të mos trembej, se ai qe thjesht një bashkëbisedim me qytetarët e Lushnjës.

Ti je një shembull i lartë i vetëdijes që duhet të ketë një politikan në raport me kryetarin dhe si duhet të sillet gjithë jetën me të.

Ti nuk u mërzite kurrë dhe kur nuk të zgjodhën, dhe kur të lanë në listë nga fundi, se ti nuk e humbet kurrë besimin tek kryetari.

Ata që janë sot përballë Lulit nuk të vijnë ty as tek maja e thojit.

Ata fluturojnë me presh në b…, se mendojnë se do rrëzojnë Lulin me Kongrese e Kuvende.

Ata nuk kanë as kthjelltësinë tënde, as vizionin tënd, dhe mbi të gjitha, as integritetin tënd, në raport me kryetarin e partisë.

Për të gjithë ata që pyesin pse ti je bërë deputet dhe jo ata, po ua them publikisht, se diferenca je ti, diferenca është integriteti yt, diferenca është modeli yt, që duhet të përqafohet nga çdo njeri që duhet të punojë me Lulin në PD.

Edhe një herë urime që ua tregove vendin atyre që flutorojnë me presh në b…

I juaji, Kunati!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje