Siç është bërë e ditur Tritani ka protestuar pranë Kunatit për humbjen e parë që po pëson ai nga pushteti i “Timonierit”. Tritani ishte tronditur nga lajmi, se do të kishte një takim mes Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë pa ndërmjetësinë e tij.
I indinjuar për këtë, ai i nisi një letër Kunatit, ku i shpjegon rëndësinë e madhe që ka ky akt kundër opozitës.
“I nderuar Kunat!
Kam 27 vjet që investoj në marrëdhëniet mes Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë. Sa herë është dashur që Shqipëria të kishte një qëndrim të urtë dhe dashamirës për Serbinë, gjithnjë kam qenë unë ai që i kam dhënë tempin kësaj politike. Biles deri në vitin 1997 edhe pse ne e njihnim pavarësinë e Kosovës, sa herë më jepej rasti, unë për të mos acaruar Serbinë, por dhe Italinë thoshja “autonominë e Kosovës”.
Për këtë krijova raporte shumë të mira me Italinë dhe më pyesnin për çdo gjë.
Pastaj pata një kohë që u mërzita me Doktorin dhe Boutilionie ndërhyri të më gjente një apartament nga të Fornezina në Romë që të isha më afër problemeve dypalëshe.
Vazhdova të luaj këtë rol dhe kur Doktori e tepronte dhe bënte ndonjë dkelaratë nacionaliste kundër Serbisë.
Për këtë rashë në sy të mirë në Vatikan dhe ata po ashtu u lidhën me mua për të gjithë punët që kishin në Shqipëri.
Ti ndoshta nuk e mban më ’97, që më nxorën dhe një kasetë që flisja me ambasadorin italian, por dhe ajo kishte kuptimin e saj, se u duhej treguar disave, se kush ishte njeriu i rëndësishëm.
Lajmi i sotëm më goditi rëndë. Mua nuk më ka marrë njeri në telefon, as nga Roma, as nga Beogradi për këtë nisëm dhe jam i shokuar se si Shqipëria, Italia dhe Serbia, do bisedojnë bashkë dhe unë nuk di gjë.
Këtë e shikoj si një goditje të fortë ndaj opozitës dhe anashkalim të saj.
Mendoj që protesta e radhës e opozitës duhet të bëhet me këtë temë. Biles mendoj që dhe këto protestat e ujit e zhurmojnë kot këtë çështje. Kjo ka shumë rëndësi për mua dhe opozitën. Unë jam sot deputet, falë lidhjeve që kisha me Italinë dhe që solla në çadër dy italianë. Lidhja direkte që kërkon të bëjë “Timioneri” në këtë rast, është një atentat i rëndë kundër meje, kundër opozitës por dhe paqes në rajon”.