Kunati bën skemën e re të opozitës

25 Korrik 2017, 20:57Antena TEMA

Pas lajmeve të përditëshme për manipulimin e zgjedhjeve më 22 Korrik, Kunati ka bërë gati skemën e re, se si do të organizojë opozitën.

Sipas tij e vetmja zgjidhje që t’u mbyllur gojën kundërshtarëve, është që çdo ditë të ketë një deklaratë të egër kundër qeverisë qëndrore dhe lokale, sipas rastit.

Për këtë ka caktuar një grafik:

25 Korrik- Deklaratë e egër kundër Erion Veliajt: Do të të tërheqim zvarrë, po preke ujin.

26 Korrik -Deklaratë e fortë kundër Niko Peleshit: Do përballesh me Kleves Balliun

27 Korrik- Deklaratë e fortë kundër Ermonela Felaj: Do të vij ditë të të bëjmë thela thela

28 Korrik- Deklartë e fortë kundër Lindita Nikollës: Do përballesh me revoltën e Salianjit.

29 Korrik- Deklaratë e fortë kundër Vangjush Dakos: Shurrën e plazhit do të ta derdhim në kokë(Ngarkohet Grida Dume)

30 Korrik- Deklaratë e fortë kundër Tërmet Peçit: Po shkatërron Vjosën pasi peshqit janë dehur nga hashashi dhe nuk dinë të kthehen në det. Do të të bëjmë ushqim për peshqit. (Ngarkohet Tritan Shehu)

31 Korrik- Deklaratë e fortë kundër Arbër Maznikut: Hiq dorë nga Erion Veliaj se do të përfundosh në kërmë. (Ngarkohet Enno Bozdo me dy ‘n’)

Pasi bëri planin e punës, e ngjiti tek korridori i SHQUP, bëri poshtë një shënim:

Nëse të gjithë ata që kundërshtuan Lulin, nuk i bashkohen këtyre deklaratave, të demaskohen në organizatat bazë.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje