Kunati shpjegon ku qëndron rreziku i publikimit të listave

15 Korrik 2017, 19:48Antena TEMA

Gara në PD po shkon drejt shkatërrimit, pasi Kunati nuk pranon të dorëzoj listën e votuesve.

Kjo ka shqetësuar jo vetëm kundërshtarët e Lulit, por dhe mbështetësit e tij, pasi u duket absurde, që gara të prishet për kaq gjë.

Kjo e ka nxitur Kunatin sot t’u bëjë një sqarim gjithë mbështetësve të Lulit për t’i qetësuar:

“Të dashur miq!

E di që u duket e çuditshme kjo puna e listave, por duhet të jemi të kujdesshëm, se i gjithë operacioni kundër PD bazohet tek ky informacion.

Qëllimi jonë final dhe objektivi afatgjat i Lulit, ka qenë të ruante sekret anëtarët e PD, të cilët i kemi infiltruar në administratën shtetërore dhe që shumë hiqen edhe si socialistë.

Kjo për Lulin ka qenë objektiv madhor.

Qysh në fillim, ai kërkoi që PD të depërtonte në PS, përmes administratës shtetërore.

Kjo bëri që shumë anëtarë të PD, të hiqeshin si socialistë të flaktë, për t’u mbushur mendjen socialistëve të qetë, se janë të majtë.

Kështu ruanin dhe vendin e punës. Por ama me zemër dhe shpirt ata janë me PD.

Sa herë që ka ardh puna tek zgjedhjet lokale, si ato të pjesshme, ashtu dhe të rregulltat, ata na kanë pyetur se çfarë duhet të bënin, që të mos dekonspiroheshin.

Luli i ka udhëzuar të votojnë për PS, që të mos merret vesh se çfarë janë.

Por ama ata me zemër dhe shpirt janë me PD.

Pastaj kur erdhi puna e çadrës dhe ata e pyetën Lulin, se çfarë të bëjmë, “a të vijmë në çadër, apo të vazhdojmë ilegalë?”

Luli i udhëzoi të vazhdonin ilegalë. Por ama me shpirt dhe zemër janë me PD.

Pastaj erdhën dhe zgjedhjet e 25 Qershorit. PS po bënte presion të madh për të mbajtur në rresht administratën.

Ata na çuan prapë fjalë: A të qëndrojmë ilegalë, apo të dalim hapur?

Luli u çoi fjalë, vazhdoni rrini ilegalë, bile votoni për PS, që të mos kuptohet. Ama ata me shpirt dhe zemër, janë me PD.

Nga ana tjetër, për të kompesuar demokratët që janë bërë ilegalë me PS, unë kam marrë shumë socialistë në kompanitë e mia, dhe i kam kthyer me PD.

Kjo në një farë mënyre kompeson rezultatin.

Ka drejtues të kompanive të mija që kanë bërë dhe sakrifica personale dhe familjare.

Përshembull menaxherja ime që vjen nga një  familje sigurimsash, ka futur në Këshill Kombëtar dhe motrën, dhe kunatin.

Ata, duke qenë të majtë, kanë sakrifikuar pasi duhet të kompesojnë demokratët ilegalë që ne kemi futur në PS.

Në këtë mënyrë publikimi i listave do na shkatërronte në mënyrë të dyfishtë.

Do të na zbuloheshin edhe socialistët e rekrutuar nga ne në Këshill Kombëtar, por do të dekonspiroheshin dhe demokratët e flaktë që kanë depërtuar në zemër të armikut, të cilët janë ilegalë, por me zemër dhe shpirt janë me PD.

Prandaj merreni seriozisht kërkesën tonë.

Ajo nuk ka të bëjë me mbrojten e Lulit, por me mbrojten e anëtarësisë sonë ilegale, që e kemi shpërndarë gjithandej.

Ne që nuk u kemi kërkuar atyre votën për zgjedhje parlamentare, nuk kemi si t’i dekonspirojmë ata për zgjedhjet e Lulit.

Ndaj mos u gënjeni nga propaganda. Nuk është luftë për demokraci, është gjueti shtrigash kundër demokratëve!”

2 komente në “Kunati shpjegon ku qëndron rreziku i publikimit të listave”

  1. Aron says:

    Perëndi, si do tallte trapin PS dhe LSI po të dilte lista e hapur publikisht. 60% e anëtarëve në listë do figuronin edhe anëtar të PS ose LSI. Shumë nga këta mund të figuronin anëtar në të treja partitë. PS dhe LSI do ti publikonin rastet si anëtar të tyre dhe kjo kish për të qënë vdekje për PD dhe Bashën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje