Kunati ka bërë sot gati listën e shpenzimeve të fushatës elektorale brenda partisë, pasi partia do të paguajë shpenzimet e Lulit dhe Selamit.
Për të qenë korrekt dhe “transparent” me llogarinë e partisë, Kunati bëri një listë të shpenzimeve paraprake.
Shpenzimet, Luli:
Udhëtim në Lezhë;
Naftë 50 litra;
Eventi 200 euro;
Drekë 300 euro;
Stafi 100;
Call center për komente pozitive 50 euro;
Dhomë gjumi në hotel për dy orë fjetje në drek pas takimit, 50 euro;
Kafe pas gjumit 20 euro;
Shpenzimet, Selami:
10 litra naftë;
1 sanduiç;
Një kafe pas takimit tek fatura e Lulit;
Tre komente pozitive nga Call Center i PD.
Pasi i dorëzoi shpenzimet në llogari, financierja vrapoi ta kapte në koridor.
-Më fal,- i tha, po duket e pabarabartë gara me këto shpenzime. Fatura për Selamin shkon e gjitha 30 euro, për Lulin 600 euro, 20 herë më shumë.
-Kemi thënë do jemi të ndershëm,- tha Kunati. Aq e kemi parashikuar dhe rezultatin 20 herë më shumë. Ne duhet të jemi në lartësinë e rezultatit.